A do të kemi premtime marramendëse sikur gjatë fushatës të vitit 2013? Flasin analist..
Zeqerija Ibrahimi dhe 100 ditëshi i tij në parlament, mbanë gjithëçka por vetëm BESË ..
« Analizë "BIRN" » Kryetari Sadiki ka futur komunën në borxh prej afro 1 milion euro
« Ibraimi për Zhurnal » Centralizimi i buxhetit nga Qeveria, ka qenë diskriminues për komunat shqiptare
Dino Mustafiq rikthehet në Tiranë, përzgjedh aktorët për shfaqjen “Nënë e bir”
DINOO_1.jpg
Loading...

Regjisori i njohur boshnjak Dino Mustafiq është rikthyer sërish në Tiranë, pas suksesit me veprën “Equus” që u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar.

Nën shoqërinë e Ema Andreas, Mustafiq ka dëgjuar intepretimet e aktorëve meshkuj që hynë në audicion për një rol në shfaqjen “Mamaja dhe fëmijë”, e Jon Fosse që do të vihet në skenë nga Dino Mustafiq. Dukej një numër i madh djemsh nën moshën 25 vjeç të interesuar për këtë rol.

 

Në këtë audicion u përzgjodh aktori Matia Llupa. Tulla – Culture Center do të presë ‘Nënë e bir’ të Fosse, me regji të Dino Mustafiq në fund të muajit tetor.

Vepra do të mbështetet nga Fondacioni M.A.M.I lindur në Bosnjë, me origjinë shqiptare, Dino Mustafiq, e ka lidhur jetën herët me skenën. Ai është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Sarajevë, dhe është drejtor i një festivali ndërkombëtar teatror MESS, që mbahet në Sarajevë prej gati 20 vitesh. Në skenën e Teatrit Kombëtar ai solli pak muaj më parë një nga veprat më të vështira të Peter Shaffer.

Vendosja në skenë e veprës së Peter Shaffer nuk është hera e parë e bashkëpunimit të regjisorit Mustafiq me teatrot shqiptare.

Me Teatrin shqiptar në Shkup ka ngjitur në skenë shfaqjen “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, vepër e Ismail Kadaresë. Në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kosovës ka ngjitur në skenë veprën teatrore “Rock’N’Roll”. Po ashtu, sërish në bashkëpunim me Teatrin Shqiptar në Shkup, ka sjellë shfaqjen “Opera për tre grosh”. “Nëna e fëmija” e dramaturgut norvegjez Fosse është ngjitur më parë në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, nën regjinë e Bekim Lumit. Drama trajton një temë universal, që është ajo e abortit dhe braktisjes së fëmijës, përmes katër personazheve. Një djalë kthehet tek e ëma pas më shumë se 20 vjetësh në kërkim të arsyes për braktisjen e tij. / KultPlus.com

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 09.09.2017, 11:33  | L.E. | 658 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gruevski intervistë në televizionin e Kosovës: Shqiptarët gabuan anën (Video)
Muhamedi i VMRO-së: Ja për çka kanë nevojë shqiptarët
BDI sot në Shkup mbajti Konventën promovuese për zgjedhjet lokale 2017, promovoi kandidatët për kryetar komune
Aleanca për Shqiptarët sot në Bogovinë themeloi degën e Asambles së Femrës
Banorët e lagjeve Dizhon dhe Xhon Kenedi, "Një Vsiar ka lind nana, të priftë e mbara"
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.