Agjencia Zhurnal.KS
Bota

COVID-19, Sllovenia pezullon transportin publik

Qeveria sllovene njoftoi sot pezullimin e transportit publik dhe ndalimin e pothuajse të gjitha tubimeve për dy javë, sepse masat aktuale të kufizimit nuk kanë arritur ta frenojnë sa duhet epideminë e COVID-19.

“Të gjitha tubimet do të ndalohen nga e premtja dhe për të paktën dy javë, përveç atyre familjare ose të anëtarëve të shtëpisë”, tha ministri i Brendshëm, Ales Hojs.

“Shumica e përjashtimeve që lejojnë kalimet kufitare nuk do të zbatohen më dhe transporti publik do të pezullohet nga e shtuna në mëngjes”, shtoi ai.

Qeveria ka vendosur, gjithashtu, të mbyllë të gjitha qendrat tregtare dhe bizneset jothelbësore nga e hëna, ndërsa shkollat ​​dhe universitetet do të vazhdojnë online për të paktën dy javët e ardhshme.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...