Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Debat për Zgjedhjet Presidenciale 2020 në SHBA

Tetovë, 2 nëntor – Studentët dhe një pjesë e stafit të Universitetit të Evropës Juglindore morën pjesë në uebinarin, që u mbajt sot (2 nëntor 2020), në organizim të Institutit Shkencor “Maks van der Shtul” dhe Ambasadës së SHBA-ve, në Shkup, me temë „Zgjedhjet presidenciale në SHBA“.

Lidhur me temën ligjëroi Erik Eliot (Eric Elliott), zyrtar për marrëdhënie me publikun në ambasadë, i cili e prezantoi modelin zgjedhor të SHBA-ve. Qëllimi i këtij uebinari ishte njoftimi me sistemin zgjedhor presidencial në SHBA, kulturën politike dhe komunikimin në kohën e digjitalizimit.

Pjesëmarrja në uebinar ishte mjaft e madhe, kurse stafi dhe studentët dhe në mesin e tyre edhe rektori i UEJL-së, Akademik Adylmenaf Bexheti, parashtruan shumë pyetje lidhur mënyrën e votimit, ndikimin e lajmeve të rrejshme, ndikimi i Pandemisë Kovid 19, profilet e kandidatëve Donald Tramp dhe Xho Bajden dhe shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me këto zgjedhje.

Drejtori i Institutit “Maks van der Shtul”, Prof. Dr. Veli Kreci, e falënderoi përfaqësuesin e Ambasadës së SHBA-ve për gatishmërinë për ta mbajtur këtë ngjarje të përbashkët me një temë të rëndësisë së veçantë për studentët, stafin dhe komunitetin. Prof. Kreci, tha se UEJL-së ka profile të shumta të programeve studimore në fushën e shkencave sociale, dhe ka shumë studentë dhe staf, të cilët duan të dinë më shumë rreth zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Në Universitetin e Evropës Juglindore, jo vetëm në prag të këtyre zgjedhjeve, por edhe në zgjedhjet e mëparshme presidenciale, në vigjilje të mbajtjes së tyre janë organizuar debate dhe ligjërata, ky zyrtarë të ambasadës së SHBA-ve, por edhe ekspertë të tjerë kanë prezantuar në këtë temë. Ligjërata lidhur me zgjedhjet presidenciale në UEJL u organizua në vitin 2016, ku folëse ishte zëvendësambasadorja Micaela Schweitzer-Bluhm dhe ku kandidatë për postin e presidentit në SHBA ishin, presidenti aktual Donald Tramp dhe Hilari Klinton.

Uebinari u udhëhoq nga Pajtim Thaçi, hulumtues në Institutit “Maks va nder Shtul” dhe ligjërues në Fakultetin e Shkencave Shoqërore Bashkëkohore.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...