Agjencia Zhurnal.KS
Teknologji

Debuton teknologjia grafike e Intel që do të ndryshojë një industri

Teknologjia është aq inteligjente saqë të kalojë në grafikat e integruara në rast se nuk nevojitet fuqi e madhe grafike. Intel thotë se lojërat si Dota 2 janë më të shpejta në grafikat Iris Xe dhe Xe Max sesa në Nvidia MX350.

Intel prezantoi teknologjinë e kartë grafike të dedikuar në fillim të Tetorit dhe tani po bëhet e disponueshme për të gjithë.

Dizajneri çipeve tha se laptopët e parë me grafikat Intel Xe janë të disponueshme në Acer Swift 3X, ASUS VivoBook Flip TP470 dhe Dell Inspiron 15 7000 2n1.

Iris Xe Max është përgjigja e Intel ndaj segmentit të ulët të grafikave që zakonisht gjenden në laptopët me dizajn të hollë. Kompania premton gaming të shkëlqyer në 1080p për tituj shumë popullorë si Hitman 2 dhe Metro Exodus.

Teknologjia është aq inteligjente saqë të kalojë në grafikat e integruara në rast se nuk nevojitet fuqi e madhe grafike. Intel thotë se lojërat si Dota 2 janë më të shpejta në grafikat Iris Xe dhe Xe Max sesa në Nvidia MX350.

Megjithatë këto grafika të reja nuk janë vetëm për gaming. Një teknologji e quajtur Deep Link e integruar në grafikat Iris ndan detyrat mes grafikave të integruara të Tiger Lake dhe Iris Xe Max duke ofruar performancë që zakonisht kërkon një kartë grafike e dedikuar në desktop.

Intel premton dyfishin e enkodimit të videove që oforn një RTX 2080.

Iris Xe Max mund tëja dedikojë të gjithë fuqinë e vet procesorit për aplikacione të cilat bazohen në përpunim konvencional.

Po teknologjia grafika për desktopët? Intel ka premtuar diçka të madhe në gjysmën e parë të 2021. Tregu i teknologjisë grafike është dominuar prej vitesh nga dy lojtarë kryesorë si Nvidia dhe AMD dhe Intel ka qenë gjithnjë sinonim i kartave grafike të ngadalta ndërsa sot jemi përballë një rrotacioni. /PCWorld Albanian

Postime të ngjashme

Tesla pranon bitcoin për shitjen e veturave

S.B.

Përdoruesit e Android-it raportojnë një numër problemesh me aplikacionet e tyre – ja si të zgjidhet problemi

S.B.

SpaceX shpreson të “lëshojë dhe zbresë” një prototip të ri të Starship këtë javë – pas shpërthimit të tri të tjerave

S.B.

Samsung dëshiron të sjellë një telefon inteligjent që paloset dy herë

S.B.

Shitet për 2.9 milionë dollarë postimi i parë në Twitter

S.B.

Nëse identifikoheni me më shumë se gjysmën e këtyre gjërave, ju jeni të fiksuar pas mediave sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...