Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Depozituesit e dëmtuar në “Eurostandard”: Firmat nuk kanë paguar këste për kreditë dhe nuk kanë pasur mbulim për to

Shkup, 12 nëntor, zhurnal.mk – Shoqata e depozituesve të dëmtuar të “Eurostandard bankës”, duke i’u referuar raportit të drejtuesit falimentues, sot përmes kumtesës informon se në ditën e mbylljes së bankës më 12 gusht ka pasur 149 firma me kredi të papaguara në vlerë të tërësishme prej rreth 55 milion euro.

Në kumtesë citohet se firmat nuk i kanë paguar këstet e kredive dhe se sigurimi i kredive ka qenë larg vlerës së kredisë që u është dhënë kompanive.

“Asnjëra nga këto firma nuk ka paguar asnjë këst, ndërsa janë vonuar me pagesën e disa qindrave deri mbi 1300 ditë. Huatë e marra në qindra mijë deri në miliona shuma në euro. Ajo që është më e tmerrshme është sigurimi te këto firma. Njëherit numri më i madh i tyre kanë sigurim në hapësirë afariste ose banesore, pajisje, automjete motorike, mall tregtar ose tokë bujqësore vlerat e vlerësuara të të cilave më së shumti lëvizin prej 5 deri në 50 për qind nga vlera e kredisë”, citohet në kumtesë.

Kreditë e rreth 60 firmave, siç potencohet në kumtesë, janë mbuluar vetëm me kambiale.

Faji për këtë, sipas shoqatës së depozituesve të dëmtuar, është te personat udhëheqës të bankës dhe te Banka Popullore.

“Rezultati i sjelljes së tillë është i njohur sot. Në mes të pandemisë, krizës së madhe shëndetësore dhe ekonomike, kriminelët e bankës të ndihmuar nga mosveprimi i Bankës Popullore gjatë kontrolleve të kryera duke filuar nga viti 2013 e këndej, na lanë pa kapitalin tonë personal, pronë, siguri, shëndet, jetë, të tanishme dhe të ardhme”, thuhet në kumtesë dhe shtohet se bëhet fjalë për mbi 700 persona fizik të cilët kanë humbur më shumë se 24 milion euro.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...