Agjencia Zhurnal.KS
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Deri tani 15 shkolla të mesme dhe 21 fillore kanë kërkuar të organizojnë mësim me prani fizike

Shkup, 10 shtator – Zhurnal.mk – Deri tani 36 shkolla, prej të cilave 15 janë të mesme dhe 21 fillore, kanë dorëzuar kërkesë për leje të organizojnë mësim me prani fizike. Sot skadon afati për dorëzim të kërkesave, të cilat i shqyrton komisioni qeveritar, pas së cilës do të japë vlerësim përfundimtar nëse mund të organizojnë mësim me prani fizike sipas protokolleve shëndetësore për funksionim gjatë pandemisë së Kovid-19.

“Sot është afati përfundimtar, do të thotë ende mund të arrijnë edhe plotësisht, kemi obligim të presim tre ditë që të arrijnë edhe ato të cilat janë dërguar nëpërmjet postës. Komisioni rregullisht i shqyrton ashtu si arrijnë. Me siguri në seancën e ardhshme qeveritare këto që deri tani kanë arritur do të kalojnë dhe menjëherë ato që do të arrijnë nëpërmjet postës gjithashtu do të kalojnë në seancë qeveritare për shkollat që të marrin përgjigje përfundimtare. Gjithsesi që shkollat po përgatiten edhe ato të cilat kanë dërguar kërkesë për prani fizike dhe ato për onljan mësim, për shkak të asaj që pasqyra epidemiologjike mund të ndërrohet dhe është proces dinamik, ashtu që për ne e rëndësishme është të gjitha të jenë gati edhe për mësim onlajn”; tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, duke u përgjigjue në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

Ajo sqaroi se Komisioni qeveritar është përbërë nga përfaqësuesit e Kabinetit të kryetarit të Qeverisë, të ministrive të Arsimit dhe Shkencës dhe të Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektive dhe se ajo individualisht vendos për çdo kërkesë të dorëzuar.

“Gjithsesi që shkollat më të ngarkuara, shkollat më të mëdha të cilat kanë shumë nxënës janë rrezik për fillim me prani fizike. Por, megjithatë, unë nuk do të dëshiroja ta komentoj punën, as të Komisionit qeveritar, dëshiroj që ato t’i sjellin vendimet dhe ne si institucion i cili i krijon politikat në pjesën e arsimit do t’i zbatojmë si përfundimtare”, tha ministrja Carovska.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse mund të paraqitet mungesë e kuadrit në shkolla, sepse edhe atje ka prindër të fëmijëve më të vegjël se gjashtë vjet, ministrja tha se vendimi për lirim nga puna në çdo moment mund të ketë ndryshime.

“Ky është vendim i cili është sjellur nga ana e Qeverisë dhe i cili në çdo moment mund të ketë ndryshime sipas ngjarjeve të reja, siç ka ndodhur edhe për të sëmurët kronik, siç u konfirmua vendimi për gratë shtatzëna, por ai është, gjithashtu, proces dinamik. Qeveria sipas rrethanave vendos për kategoritë caktuar të personave të kthehen ose të mos kthehen në punë. Për fëmijët të cilët ishin në kopsht prindërit ishin liruar. Për fëmijët të cilët ishin në shkollë vendimi për lirim të prindërve ishte ndryshuar kur përfundoi viti shkollor”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës.

Në lidhje me mundësinë për hapje të shtëpive për nxënës dhe shtëpive studentore, Carovska informon se protokollet janë përgatitur dhe janë në fazën e shqyrtimit në Komisionin për Sëmundje Infektive. Sapo të kemi qëndrim zyrtar nga Komisioni për Sëmundje Infektive tha ministrja, do ta njoftojmë opinionin.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...