Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Dështoi nisma e deputetëve opozitar kundër memorandumit bullgar

Shkup, 4 nëntor, zhurnal.mk – Në kuvend dështoi nisma e deputetëve të opozitës maqedonase për unifikimin e një qëndrimi kombëtar kundër memorandumit bullgar. Në seancë ishin të pranishëm vetëm deputetët e VMRO DPMNE-së. Sipas tyre unifikimi i strategjisë në planin e jashtëm dhe linjave të kuqe ndaj Bullgarisë është i domosdoshëm.

Kreu i VMRO DPMNE-së, Mickoski përmes një fjalimi në rrjetet sociale iu bëri thirrje qytetarëve të unifikohen që të mos lejohet të negociohet për identitetin, ndërsa i kërkoi pushtetit të mos luajë me ndjenjat e popullit maqedonas. LSDM u kundërpërgjigj me akuza ndaj Mickoskit se po mundohet ta rrënojë pozicion ndërkombëtar të vendit dhe ta rrezikojë të ardhmen evropiane, përmes qëndrimeve të këtilla anti-shtetërore dhe anti-evropiane.

“Bojkoti tregon dobësi. Bojkoti për çështjen numër “një” për Maqedoninë, meqë pos krizës së koronës nuk ka çështje më të rëndësishme, krijon precedent në Kuvend, për sjelljen e partive të tjera politike, para së gjithash ato të opozitës”, tha Aleksandar Nikollovski, VMRO DPMNE.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...