Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Dështon takimi i komisionit historik RMV-Bullgari

Shkup, 4 dhjetor – Ka dështuar takimi dyditor i Komisionit të përbashkët Maqedoni e Veriut-Bullgari për çështjet historike. Shefi i ekipit bullgar të historianëve, Angel Dimitrov, tani është i befasuar nga fakti që kolegët maqedonas kanë refuzuar të nënshkruajnë procesverbale nga takimet e fundit, ku nocione të caktuara propozohet të shënohen me mbiemrin “maqedonas”.

“Për fat të keq vrojtimet tona tregojnë se paraqitja e këtij pozicioni të ri i kolegëve tanë është pjesë e një raporti politik, nga një bindje për diskreditim të Bullgarisë dhe të pozicioneve shtetërore, që ka filluar në Tetor të vitit të kaluar. Por kjo është çështje teknike. Në lidhje me thelbin e punës sonë, ky rezultat “zero” tregon  edhe diçka, pa ndërprerë flitet nga miqtë tanë në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe në nivel politik, edhe në media, se Komisioni ka konstatuar tri periudha në punën e tij për librat shkollorë dhe përmendet përveç historisë së vjetër, mesjetës, madje edhe periudha e hershme osmane këtu në Ballkan. Në fakt ne jemi shumë, shumë larg nga përfundimi i punës në lidhje me librat shkollorë.”

Shefi i ekipit maqedonas të historianëve, Dragi Gjeorgjiev, sqaroi se kundërshtimi i kolegëve bullgarë rreth mbiemrit “maqedonas” del nga interpretimi i ndryshëm i Marrëveshjes së Prespës.

“Problemi me mbiemrin “maqedonas” qëndron në faktin se nga Republika e Bullgarisë nuk pajtohen në raport me atë në çfarë konteksti ata mund të përdoren, ndërsa kur nuk duhet të përdoren, në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës. Ne nuk kontestojmë për atë që është e lidhur me shtetësinë, si komision i RMV-së, qeveri e RMV-së, se nuk mundet në procesverbalet të hyjë si qeveri maqedonase. Por kur bëhet fjalë për traditën kulturore maqedonase, historinë maqedonase, gjuhën maqedonase, popullin maqedonas, këtu kemi ndonjë keqkuptim.”

Pikërisht për këtë çështje në ditët që vinë historianët do të bisedojnë përsëri. Në raport me përmbajtjet që në afat sa më të shpejtë do të duhet të hyjnë në librat shkollorë të historisë për shkollat fillore në të dyja vendet, kontesti më i ri ka të bëjë me përmbajtjen për të cilën mendohej se është tashmë e tejkaluar, definicionet për shtetin mesjetar të Car Samoilit, për çka sipas Gjorgjiev pala bullgare refuzon multiperspektivë, përkatësisht interpretime të ndryshme, por insiston vetëm në interpretimin e saj për këtë pjesë të historisë. Kjo tregon se dallimet në mes historianëve bashkëveprojnë në dallimet në mes politikanëve, prej tejkalimit të të cilëve për momentin varet perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...