Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Dezinformatat problem shtesë në përballjen dhe mbrojtjen nga Covid-19

Shkup, 13 nëntor, zhurnal.mk – Ekziston rritje të dezinformatave intensiteti i të cilave po rritet në varësi të ngjarjeve aktuale. Në garën për ekskluzivet dhe publik më të madh, shumë shtete, midis të cilave edhe i yni janë përballur me paraqitjen e dezinformatave apo informacioneve të verifikuara jo mjaftueshëm të cilat kanë shkaktuar problem shtesë në përballjen me dhe mbrojtjen nga Kovid-19, theksoi drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive Zoran Trajçevski në konferencën rajonale onlajn për përballje me sfidat nga dezinformatat në Ballkanin Perëndimor, që u mbajt dy ditëve të kaluara.

“Disa herë, Agjencia publikisht ka reaguar dhe ka bërë thirrje në respektimin e standardeve gazetareske profesionale dhe nevoja nga informimi i saktë dhe në kohë të qytetarëve. Njëra ndër mjetet më të fuqishme në luftën kundër dezinformatave, siç potencuan sot nga ASHMAA, është edukimi mediatik, në promovimin dhe zhvillimin e të cilit, Agjencia aktivisht punon, së bashku me anëtaret e Rrjetit për Edukim Mediatik. Po aq i rëndësishëm është edhe promovimi dhe ngritja e standardeve gazetareske profesionale në raportim.

“Të gjithë ne, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për trupa rregullatorë, asociacione civile, shoqata të gazetarëve, apo institucione shtetërore, jemi të përballur me sfida të shumta, por megjithatë, nuk duhet të harrojmë se kemi një qëllim të përbashkët – ndërsa këta janë mediat profesionale”, ka theksuar Trajçevski.

Konferencën e organizoi Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, në bashkëpunim me OBC TransEvropa, Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm të BE-së dhe Qendra Evropiane për Luftë Kundër Kërcënimeve Hibride.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...