Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Diddy me dedikim prekës për ish-partneren e tij, Kim Porter në përvjetorin e dytë të vdekjes

Sean ‘Diddy’ Combs deklaroi dashurinë e tij të pavdekshme ndaj Kim Porter, ndërsa bëri homazhe për ish-partneren në dy vjetorin e vdekjes.

Diddy, 51 vjeç, postoi disa fotografi të ish-gruas, me të cilën ishte për më shumë se dhjetë vite dhe kanë së bashku katër fëmijë.

Në imazhet që ka ndarë në rrjetet sociale, ata duken një familje e lumtur dhe e kompletuar përfshirë këtu edhe fëmijët e tyre.

“Mbretëresha Kim Porter, e pazëvendësueshme. Të dua përgjithmonë”, ka qenë mbishkrimi i fotografive.

Reperi gjithashtu ndau një tjetër fotografi bardh e zi të gruas së tij ku shfaqet me fustan të bardhë.

“Më mungon dhe do të më mungojë gjithmonë”, ka shkruar ai.

Kim vdiq më 15 nëntor të vitit 2018 në moshën 48 vjeçare nga ‘disa komplikime që lidhen me pneumoni’.

Ajo u shoqërua me Diddyn prej vitit 1994 deri në 2007.

Çifti kishin tre fëmijë së bashku, djalin Christian, 22 vjeç dhe vajzat binjake D’Lila Star dhe Jessie James, 13 vjeçe.

Artisti amerikan po ashtu adoptoi djalin e Kim, Quincy nga lidhja e saj me aktorin Al B. Sure !.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...