Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Dimitrov – Baumgartner: Nëse BE është bashkësi vlerash, duhet të gjithë t’i respektojnë ato vlera

Shkup, 16 nëntor – Zhurnal.mk – Mesazh i qartë se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të punojë në agjendën evropiane dhe do të vazhdojë të kërkojë respektimin e të drejtës së vetë të vetëvendosjes dërgoi Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikola Dimitrov, në takimin e parë të sotëm me ambasadorin e ri të Francës, Siril Bomgarter. Zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi se dy vitet e kaluara Maqedonia e Veriut fuqishëm demonstroi përkushtimin e vetë drejt realizimit të qëllimit strategjik për anëtarësim në Union, duke ndërmarr hapa të guximshme për tejkalimin e çështjeve bilaterale me fqinjët dhe zbatimin e reformave thelbësore në vend, para se gjithash në sferën e sundimit të ligjit dhe sqaroi se fillimi i negociatave është hap logjik për çka duhet të sigurohet fokus më i madh dhe vazhdimësi të reformave.

Dimitrov: “Jemi të bindur fuqishëm në mbështetjen e Francës, nëse kemi parasysh se metodologjia e re, e miratuar me iniciativën e Parisit, paralajmëron të gjithë të përmbahen nga keqpërdorimi i çështjeve të pazgjidhura në procesin e aderimit. Nëse BE është bashkësi vlerash, atëherë të gjithë duhet të angazhohen që ato vlera të respektohen. Kemi mundësi historike, viti që është i përmbushur me shumë sfida ta rrumbullakojmë me sukses të përbashkët”

Në takim u potencua se Qeveria do të vazhdojë ti zbatojë reformat sepse, siç theksoi Dimitrov, pavarësisht nga sfidat, ne nuk do të heqim dorë nga qëllimi i evropianizimit thelbësor të shoqërisë dhe përmirësimin e kushteve jetësore të qytetarëve.

Duke i dëshiruar sukses ambasadorit në kryerjen e funksionit të ri, Zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi se fillimi i mandatit të tij përputhet me nl nga periudhat më të rëndësishme në historinë e vendit dhe shprehu besim se angazhimi i tij do të kontribuojë në suksesin e përbashkët

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...