Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Dimitrov dhe Duxhak biseduan për ndihmën që do ta ofrojë KB-ja për plan gjithpërfshirës zhvillimor të vendit

Shkup, 10 shtator – Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot u takua me Koordinuesen rezidente të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhak.

Në takim, siç kumtoi SÇE, u bisedua për ndihmën të cilën Kombet e Bashkuara do ta ofrojnë për plan gjithpërfshirës afatgjatë zhvillimor të Maqedonisë së Veriut.

“Ndihma nga Kombet e Bashkuara si partner i ynë i vazhdueshëm në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe inkluziv, na jep të drejtë të konsiderojmë në bashkëpunimin e përforcuar edhe në fushën e qëllimeve reformuese të cilat dalin nga prioritetet nacionale”, theksoi Dimitrov.

Potencoi se marrëdhëniet e thelluara në të ardhmen do t’i përfshijnë të gjithë faktorët relevantë në nivel nacional dhe lokal, organizatat joqeveritare, donatorët, sektorin privat dhe medial, si në procesin e planifikimit, ashtu edhe gjatë implementimit.

Zëvendëskryeministri Dimitrov u falënderua për reagimin e shpejtë të të gjitha agjencive të KB-së në vend, në kontekst të përballjes me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...