Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Dimovski: Kushtetuta nuk lejon që seancat e Kuvendit të mbahen online

Shkup, 12 tetor – Zhurnal.mk – Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, sot përmes një statusi në FB është shprehur kundër që Parlamenti të punojë online dhe jo me prezencë fizike, si masë mbrojtëse nga Covid 19, informon Zhurnal.

Dimovski shprehet se Kuvendi është në krizë dhe nuk guxon të punojë dhe mer vendime duke mos mbajtur seanca.

Platforma e ngushtë politike dhe numri i vogël i qytetarëve dhe deputetëve që e mbështetën këtë Qeveri janë fakte objektive që ishin të njohura gjatë formimit të kësaj shumice dhe kësaj Qeverie.

Fakt i njohur ishte dhe ekzistimi i Covid 19 virusit.

Shpejtoheshte në zgjedhje me pohimet se nevojiten institucione funksionale për të luftuar virusin dhe krizën ekonomike. Vendimi që të formohet Qeveri me platformë të tillë të vogël politike prapa vete dhe me numër të vogël të deputetëve (në histori më e vogla), prapa vetes ka vendim të udhëheqësve të BDI-së dhe LSDM-së.

Edhe në BDI edhe në LSDM ka politikanë me përvojë të cilët dinë si funksionojnë institucionet (Kuvendi dhe Qeveria) dhe gjithçka që është e nevojshme që ata pa pengesa të kryejnë punën e tyre.

Qeveria e formuar ka vetëm dëshirë të qeverisë, por nuk ka koncept si shteti të përballet me problemet e mëdha”, është shprehur mes tjerash Dimovski.

Siç shton më tej Dimovski, këto muaj shumica me asnjë veprim nuk ka treguar formë institucionale të kyçjes së opozitës në luftën me epideminë dhe krizën ekonomike.

Sipas tij, fjala “Kuvend” ose “Sobranie” në gjuhën maqedonase do të thotë mbledhja e njerëzve në një vend për të vendosur së bashku.

Sipas kushtetutës, sqaron Dimovski, Kuvendi nuk guxon të vendosë duke mos u mbledhur dhe të mbajë seancë, dhe sipas tij, ideja për seanca online është në kundërshtim me Kushtetutën.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...