Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Dita Botërore e Diabetit, Manastirliu: 78 mijë qytetarë përfitojnë barnat falas

Në Ditën Botërore të Diabetit, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka publikuar në Facebook disa fakte ku shkruan se në vitin 2020 janë 78 mijë qytetarë që përfitojnë barnat e diabetit falas.

Sipas ministres, janë 66% më shumë qytetarë që përfitojnë terapitë e mjekimit falas krahasuar me vitin 2013.

Për herë të parë në vitin 2018 u rimbursuan fishat e diabetit falas për fëmijët dhe tashmë rimbursohen falas deri në moshën 25 vjeç.

Vetëm gjatë këtij viti, deri tani janë rimbursuar 408,304 fisha diabeti falas për fëmijët dhe të rinjtë 0-25 vjeç.

Postimi i Ministres Manastirliu:

FAKTE
33 alternativa barnash 100% #falas për pacientët
20 milion dollarë/vit financojmë për 78 mijë persona me diabet që përfitojnë barnat e rimbursuara
Nga Janari 2020 u rimbursuan 408,304 fisha diabeti #falas për fëmijët dhe të rinjtë 0-25 vjeç
#Parandalo diabetin #Kontakto mjekun e familjes #MbroShëndetin
#DitaBotëroreDiabetit

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...