Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

“Do të kemi aq fëmijë sa Hailey dëshiron”, Justin flet për planet e të ardhmes

Këngëtari kanadez, Justin Bieber, së fundmi është hapur për temat që i përkasin të ardhmes së tij me bashkëshorten, Hailey.

Ai në një paraqitje televizive ka treguar për numrin e fëmijëve që do të ketë në të ardhmen, ndërsa ka thënë se do të jetë zgjedhje e modeles, shkruan Daily Mail.

Krijuesi i hitit “Sorry” ka shprehur dëshirën që të ketë disa fëmijë, por që nuk janë të gatshëm ende për këtë.

“Do të kemi aq fëmijë sa Hailey dëshiron”, është shprehur ai.

Tutje ai shtoi: “Do të doja ta kisha këtë mundësi, por është trupi i saj dhe do të bëjë çfarë të dojë. Por edhe ajo dëshiron disa”.

Ndërkaq, çifti i njohur tashmë kanë bërë dy vite të martuar, ndërsa njihen mes vete për vite me radhë.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...