Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Donacion nga Sllovakia për Maqedoninë e Veriut në vlerë prej 200 mijë eurove

Shkup, 16 tetor – Donacion në vlerë prej rreth 200 mijë eurove të përbërë nga 15 tenda të mëdha, gjeneratorë, pako higjienike, maska mbrojtëse FFB2 dhe FFB3, janë siguruar nga Sllovakia për Maqedoninë e Veriut përmes mekanizmit për mbrojtje civile të Bashkimit Evropian, si mbështetje në luftën kundër Kovid-19.

“Ne punojmë sipas parimit të solidaritetit të Bashkimit Evropian. Maqedoninë e Veriut e konsiderojmë si një prej vendeve më mike me të cilën na lidhin shumë punë nga koha e Shën Cirilit dhe Metodit”, tha në pranim dorëzim ambasadori i Sllovakisë, Henrih Markush.

Ai theksoi se Sllovakia ka dashur të ndihmojë sa më shpejtë me ndihmë humanitare, por në pranverë kjo nuk ishte e mundur për shkak të arsyeve teknike.

Kjo është ndihma e dytë nga Sllovakia për vendin tonë nga fillimi i pandemisë, por kjo është ndihmë relativisht e vogël e cila është pritur mirë tek ne.

Euroambasadori Dejvid Gir theksoi se BE-ja e mbështet Maqedoninë e Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë kësaj pandemie dhe se do të vazhdojë ta bëjë këtë, BE-ja, tha i ndihmon vendin në mënyra të ndryshme.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...