Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela realizoi takim pune në Agjencinë e Punësimit

Shkup, 10 nëntor, zhurnal.mk – Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela sot realizoi një takim pune me drejtorin e posaemëruar të Agjencisë së Punësimit, Abdush Demiri. Në këtë takim ai ia uroi postin e drejtorit, duke theksuar faktin se për herë të parë në krye të këtij institucioni të rëndësishëm emërohet një kuadër shqiptar.

Me këtë rast, z. Demiri e informoi drejtorin Sela rreth gjendjes së kuadrit, nivelin e zbatimit të gjuhës shqipe në këtë agjenci, si dhe për sfidat që e presin në të ardhmen.

Drejtori Sela u zotua se AZGJ-ja do të ofrojë mbështetje dhe ndihmë profesionale rreth përkthimit dhe lekturimit të formularëve dhe akteve zyrtare, si dhe ndihmë këshillëdhënëse për zbatim sa më të drejtë të dispozitave të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, me qëllim që qytetarët të kenë qasje sa më të lehtë në marrjen e shërbimeve nga ky institucion.

Të dy palët u zotuan për intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...