Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela takoi ministrin e Shoqërisë Informatike dhe të Administratës

Shkup, 16 shtator, Zhurnal.mk – Sot drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela takoi ministrin e Shoqërisë Informatike dhe të Administratës (MSHIA), Jeton Shaqiri. Në këtë takim ia uroi detyrën e re, si dhe e informoi lidhur me aktivitetet që po i zhvillon kjo agjenci në përputhje me Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve. Po ashtu drejtori Sela foli edhe për detyrimet që kanë institucionet shtetërore në zbatimin e këtij ligji. Njëkohësisht ai shprehu gatishmëri për t’i dhënë mbështetje edhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe të Administratës për sa i përket përkthimit dhe lekturimit të dokumenteve dhe shkresave zyrtare.

Edhe ministri Shaqiri foli për këto çështje duke falënderuar drejtorin Sela për gatishmërinë dhe mbështetjen e ofruar, si dhe duke u zotuar se do të angazhohet seriozisht në aspektin e përdorimit të gjuhës shqipe në këtë institucion.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...