Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Drejtori i Malmed, Lirim Shabani takoi Ylber Selën e AZGJ-së

Shkup, 5 nëntor, zhurnal.mk – Lirim Shabani, drejtori i Agjencisë së Barnave dhe të Pajisjeve Mjekësore (MALMED) pati një takim pune me drejtorin e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela.

Në takim u diskutua rreth zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e MALMED-it, dhe u diskutua interesi i qytetarëve si konsumatorë që udhëzimet e përdorimit të barnave dhe pajisjeve mjekësore të shkruhen në gjuhët zyrtare.

Takimi u shfrytëzua për të riafirmuar interesin për bashkëpunim ndërmjet AZGJ-së dhe MALMEDI-t, duke ofruar konsultime dhe ndihmë për çështjet gjuhësore, si dhe lekturimin e akteve zyrtare, formularëve dhe licencave nga fusha e punës së MALMED-it.

Të dy palët u zotuan që të intensifikojnë bashkëpunimin dhe të vazhdojnë dialogun e ndërsjellë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...