Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Drejtori Sela në takim pune me ministrin e Drejtësisë

Shkup, 5 nentor – Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, vizitoi
Ministrinë e Drejtësisë ku pati një takim pune me ministrin Bojan
Mariçiq.

Duke e falënderuar për takimin, drejtori Sela theksoi se ky takim synon
të rishikojë situatën në lidhje me zbatimin e dispozitave të Ligjit të
Përdorimit të Gjuhëve në nivelin institucional dhe në atë gjyqësor, si
dhe një diskutim mbi zbatimin e praktikave më të mira për zgjidhjet
ligjore të cilat kërkojnë burime të konsiderueshme materiale dhe
njerëzore.

Drejtori Sela paraqiti një sërë botimesh të AZGJ-së dhe shprehu
gatishmëri për bashkëpunim ndërinstitucional me Ministrinë e Drejtësisë,
duke ofruar ndihmë ekspertësh në përkthimin dhe lekturimin e
formularëve, veçanërisht certifikatat e marra nga qytetarët, botimi i të
cilave është përgjegjësi e ministrisë, siç është vërtetimi për provimin
e dhënë juridik, provimi për agjentët e përmbarimit, ndërmjetësit,
provimi i noterisë etj.

Të dy palët riafirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar dialogun dhe
për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërinstitucional.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...