Agjencia Zhurnal.KS
Kuriozitete

Dronët zbulojnë sekretet e vullkaneve

Londër, 11 nëntor – Dronët sfidojnë vullkanet më të rrezikshëm dhe të paarritshëm në planet: falë sensorëve të sofistikuar dhe instrumenteve të marrjes së mostrave, ata mund të matin emetimet e tyre të gazta direkt nga krahët, ku askush nuk mund të arrinte, sipas një ekipi ndërkombëtar i udhëhequr nga ”University College London” botuar në ”Science Advances”.

Të dhënat e integruara me matjet nga toka dhe nga hapësira, do të ndihmojnë në karakterizimin e gjendjes së aktivitetit dhe në përmirësimin e parashikimeve të shpërthimit.

Falë projektit të mësipërm studiuesit zhvilluan lloje të ndryshme të dronëve (me krahë fikse, me sistem rrotullues dhe sisteme të kombinuara) të pajisura me sensorë gazi, spektrometra dhe pajisje të marrjes së mostrave për të marrë matje afër emetimet e dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjerë.

Në maj të vitit 2019 ato u përdorën për një fushatë ambicioze të matjeve në dy vullkane në Guinenë e Re Papua, Manam dhe Rabaul: edhe pse të dy llogariten në mesin e emetuesve më të mëdhenj të dioksidit të squfurit në Tokë, deri më tani ato kurrë nuk u janë nënshtruar matjeve të sasisë të karbonit të emetuar në atmosferë pikërisht për shkak të paarritshmërisë së tyre me teknikat tokësore.

Ky kufi u tejkalua nga dronët, të cilët arritën në 2 kilometra lartësi dhe 6 kilometra në distancë, duke arritur në zonat e paarritshme ku u bënë matjet.

Masat do të lejojnë të përcaktohet sasia e anhidritit kronik të emetuar, ndërsa marrëdhënia e tij me dioksidin e squfurit do të ndihmojë në parashikimin e shpërthimeve sepse tregon thellësinë në të cilën ndodhet magma/ANSA.

Postime të ngjashme

Zgjidhni një flutur dhe zbuloni anët e fshehura të personalitetit tuaj

S.B.

Nusja e bllokuar nga përmbytjet në Australi dërgohet me helikopter në dasmë

S.B.

Një “Rapunzel” në jetën reale, nuk i shkurtoi flokët për 17 vjet

admin

Ja si do të duket qyteti i parë në Mars!

admin

Inskenoi rrëmbimin për të mos shkuar në punë, nuk ia mori mendja se do t’i kushtojë shtrenjtë – policia në Arizona zbuloi të vërtetën

S.B.

Burri nuk arriti të hapte parashutën, instruktori e filmoi atë duke e shpëtuar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...