Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Dua Lipa: Edhe pasi fitova ‘Grammy’, dëgjoja njerëz që thoshin se unë nuk e meritoja çmimin

Karriera e Dua Lipës filloi të merrte hov në vitin 2017 me publikimin e albumit të saj të parë debutues me titull ‘Dua Lipa’, por një valë e talljeve shkaktuan dëm në shëndetin e saj mendor.

Ylli i muzikës pop u bë virale në vitin 2018 me një video të performancës së saj të kërcimit që tallej vazhdimisht dhe shndërrohej në video satirike të ndryshme në internet, shkruan DailyMail.

Këngëtarja u tregua e hapur në lidhje me videon në fjalë gjatë një interviste të fundit për Revistën “Attitude”, ku ajo pranoi se ajo luftoi me shëndetin e saj mendor pas talljes që iu bë në internet.

“Unë e kam provuar si ngacmimin kur publikova albumin tim të parë dhe ishte padyshim diçka që më dha ankth dhe më bëri të mërzitem dhe më bëri të ndjehem sikur nuk isha mjaft e mirë dhe më bënte të ndihesha si: ‘Mbase nuk jam menduar mirë për të qenë këtu dhe në skenë’”, zbuloi ajo.

Edhe pasi videoja e vallëzimit u bë virale, këngëtarja fitoi dy çmime ‘Grammy’ për “Artisten e re më të mirë” dhe “Këngën më të mirë ritmike” në vitin 2019, megjithëse kishte akoma disa që dyshuan në të.

“Edhe pas Grammy-t, disa njerëz ishin si: ‘Epo, ajo nuk e meriton atë’”, shtoi ajo.

Ajo mendoi se një video satirike në internet i dha asaj një reputacion të keq, ndërsa të tjerët filluan të vinin në dyshim praninë e saj në skenë.

“Kishte kaq shumë gjëra, veçanërisht kur fillon, si një video me mua duke kërcyer dhe ata janë si: ‘Ah mirë, ajo nuk ka asnjë prani skenike’ – por ata kurrë nuk do të kishin qenë në një nga shfaqjet e mia, ata nuk më kanë parë të interpretoj’”, ka thënë këngëtarja shqiptare.

“Për një periudhë të shkurtër kohore, kjo gjë ngatërroi shëndetin tim mendor. E dini, unë ngjitesha në skenë dhe nëse dikush do të më xhironte, në kokën time unë isha duke thënë: ‘Oh, ata po më filmojnë sepse ata duan ta mbajnë atë video’. Isha si: ‘Ata do ta filmojnë në mënyrë që të mund të qeshin me mua ose diçka tjetër’”, tha ajo.

Megjithatë, ajo e pranoi që e gjithë sprova e bëri atë më të fortë.

“Po, ishte një kohë e vështirë, por unë jam gjithashtu shumë mirënjohëse për përvojën sepse u bëra shumë më e fortë. Unë u bëra shumë më e sigurt pas kësaj”, tha ajo.

Këngëtarja shtoi: “Tani e di se në çfarë jam e mirë: ‘Unë di të jem e mirë në atë që bëj; [dhe] unë e di se sa punë duhet për të qenë e mirë në atë që bëj”.

Lipa publikoi albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” në muajin mars, i cili fitoi vlerësim të gjerë nga kritikët e muzikës.

Albumi arriti të kryesonte top listat në trembëdhjetë vende dhe arriti të futej në dhjetëshen më të mirë në tridhjetë e një vende.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...