Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Duda i shkruan Dodikit, kërkon të hapet zyrë ndërlidhëse e Prishtinës në Sarajevë

Deputetja boshnjake, Duda Balje ka reaguar pas përgjigjes negative që dha nacionalisti serb në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, rreth hapjes së Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në BIH.

Balje thotë se Dodik ka shprehur qëndrimin e tij i cili ishte i pritur por me plot paragjykime dhe jo i bazuar në kërkesën konkrete të shkruar.

“Zotni Dodik, ju lutemi që të merrni në konsideratë kërkesen të cilen e kemi dërguar e ku kjart kemi sqaruar qëllimin e kësaj zyrjeje dhe me problematikën me të cilen do të mirrej. Një zyre e tillë ndërlidhëse funksionon në Beograd. Në bazë të problemeve ekzistuese konsiderojm të domosdoshme që një zyrë e tillë identike të jetë edhe në Bosne e Hercegovin”, thuhet në reagimin e Baljes.

Reagim i plotë:

Të nderuar !

Pasi që ju drejtuam me kërkesë zyrtare institucioneve zyrtare për hapjen e zyrës së ndërlidhjes në BeH dhe Republikën e Kosovës ( nga e cila kemi përkrahjen e plotë) e në pritjen e përgjegjëjes nga ana e anëtarve të Kryesisë së BeH, patëm rastin që përmes mediave të dëgjojmë deklaratën e anëtarit të Kryesis së BeH Milorad  Dodik.

Edhe përkundër që pohon se ende nuk ka marr kërkesen ai ka shprehur qëndrimin e tij i cili sipas nesh është i pritur por me plot paragjykime dhe jo i bazuar në kërkesën  konkrete të shkruar.

Zotni Dodik, ju lutemi që të merrni në konsideratë kërkesen të cilen e kemi dërguar e ku kjart kemi sqaruar qëllimin e kësaj zyrjeje dhe me problematikën me të cilen do të mirrej. Një zyre e tillë ndërlidhëse funksionon në Beograd. Në bazë të problemeve ekzistuese konsiderojm të domosdoshme që një zyrë e tillë identike të jetë edhe në Bosne e Hercegovin.

Zotni Dodik, njohja e Kosovës nuk ka qenë temë e kësaj kërkese. Jemi të vetëdijshëm për siutatën politike dhe mardhënjeve te BeH dhe Kosovës si dhe pasojave politike të cilat kanë rrjedhë si rezultat i tërë kësaj, mirëpo po thirremi në bazë të të drejtave njerëzore për qarkullim të lirë që do të jetë qëllim parësor i kësaj zyre si dhe zgjidhja e problemve në baza ditore të qytetarve.

Ne edhe më tutje do të jemi insistues në realizimin e këtij qëllimi. Do t’iu drejtohemi të gjithë institucioneve ndërkombëtare deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi me të vetmin qëllim që kjo çështje teknike pa arsye mos të politizohet.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...