Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Dy nxënës nga Karposhi të infektuar me Covid-19, dy klasa dhe dy mësimdhënëse në izolim

Shkup, 10 tetor – Në shkolla regjistrohen raste të reja me virusin korona. Dy nxënës në shkollën fillore “Llazo Tërpovski” të komunës së Karposhit kanë rezultuar pozitiv në testet për COVID 19. Nga komuna konfirmuan për Alsat se dy nxënësit janë infektuar nga prindërit e tyre dhe si pasojë, në izolim janë vendosur dy mësueset dhe nxënësit e dy klasave.

Ditë më parë me koronavirus rezultoi një mësuese e shkollës fillore “Goce Dellçev” në komunën Qendër si dhe një nxënës i shkollës fillore “Kosta Racin” në fshatin Podaresh të Radovishit.  Dy ditë më parë Ministria e Arsimit konfirmoi se si pasojë e koronavirusit nga fillimi i vitit shkollor janë izoluar mbi 50 nxënës dhe 8 mësimdhënës. Por ky dikaster ishte i pakapshëm sot, për të na dhënë informacione të përditësuara.  Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se momentalisht situata me shkollat ashtu si dhe me çerdhet nuk është serioze, por nëse përkeqësohet, mund të vijë në shprehje mbyllja e tyre.

Sa i përket masave, po, varësisht situatës epidemiologjike vjen në shprehje edhe mbyllja e çerdheve dhe një pjesë e shkollave ose në territorin e ndonjë komune apo rajoni ose në gjithë shtetin. Tani për tani, nuk ka problem serioz në funksionimin e çerdheve, që janë hapur rreth 1 muaj, pos disa rasteve. Nëpër shkolla, ka raste sporadike, por jo infektime të brendshme, zakonisht nga jashtë vjen virusi. Por edhe ato punojnë shumë shkurt që të mund të sjellim ndonjë vendim”-tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Nga ana tjetër që nga hapja e çerdheve, 10 fëmijë dhe 24 punonjës kanë rezultuar pozitiv, ndërsa në izolim për këtë shkak janë vendosur 162 fëmijë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...