Kavadar, 5 nëntor – Zhurnal.mk – Një djalë i ri 21 vjeçar nga Kavadari sot ka ndëruar jetë nga Covid 19, dy ditë pasi edhe vëllau i tij 26 vjeçar gjithashtu humbi betejën me virusin famëkeq, informon Zhurnal.
Lajmi për dy vëllezërit Gjergjev ka tronditur Kavadarin. Djemtë janë rritur së bashku me vëllanë e tyre më të vjetër dhe babain e tyre, pasi e ëma u kishte vdekur në moshën 40 vjeçare.
Sipas informatave, dy djemtë Marjan dhe Goran Gjergjev kishin patur anemi dhe përkeqësim të rëndë të gjakut.
Që të dy janë transportuar për në Shkup por që të dy nuk kanë mbijetuar.//Zhurnal.mk