Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

E diela ditë pushimi, ata që punojnë duhet të marrin 50% më shumë pagë ditore, thonë nga KSL

Shkup, 1 dhjetor, zhurnal.mk – Konfederata e Sindikatave të Lira thotë se propozimi i tanishëm që e diela të shpallet si ditë pushimi po përdoret për qëllime populliste dhe se KSL mban të njëjtin qëndrim siç e ka mbajtur pranë Këshillit Social Ekonomik.

Sipas tyre, në ligj duhet të ketë ndryshime dhe se çdo punë gjatë ditës së diel të përllogaritet si punë shtesë dhe të paguhet 50% më shumë pagë ditore dhe se koha e punës nuk duhet të vazhdohet gjatë ditës së diel dhe të vlejë nga dita e hënë deri të shtunën.

Sipas tyre, me ndryshime të këtilla të kënaqur dalin edhe punëtorët por edhe biznes sektori.

Ata theksojnë se sipas ligjit aktual, puna shtesë mund të zgjasë më së shumti tetë orë gjatë një jave dhe më së shumti 190 në vjet.

“Gjithçka tjetër është popullizëm i thjeshtë. Në njërën anë tregtarët lobojnë, ndërsa nga ana tjetër bëhet kaos në Ligjin për marrëdhënie pune nëse përshkruhet se kush ka të drejtë të punojë dhe kush jo. Në kohë krize, shumë lehtë mund të ndodh që për shkak të mospunës gjatë ditës së diel të ulen pagat dhe të shkurtohen vendet e punës”, thonë nga KSL.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...