Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë TOP LAJM - KS

Edi Rama publikon fotografinë e Jakup Krasniqit: Liria ka emër!

Tiranë, 17 nëntor, Zhurnal-ks – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi të ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, në uniformën e UÇK-së, ashtu siç kishte vepruar dy ditë më parë me fotografinë e ish presidentit Thaçi.

Të njëjtën fotografi, Rama e ka shoqëruar me mbishkrimin “Liria ka emër”.

Rama kishte dalë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale e Hagës. Dy ditë më parë ai publikoi foton e ish-presidentit Thaçi me të njëjtin mbishkrim. Por, kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer Gani Gecit i cili nuk e la pa reaguar.

Ish-deputeti i Kosovës ka komentuar duke thënë “Allahile Hashim e ka emrin Liria a?”, në një koment të lajmit deklaratën e Ramës.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, si dhe kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi, po gjykohen nga Gjykata e Hagës për krime lufte. Deri më tani janë mbajtur seancat e para gjykuese për të tre ish-anëtarët e UÇK-së.

#LiriaKaEmër🇦🇱🇽🇰

Posted by Edi Rama on Monday, November 16, 2020

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...