Agjencia Zhurnal.KS
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Editorial: A do të ngulfaten sërish qytetarët nga ajri i ndotur!

Editorial nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Shkup, 14 tetor – Zhurnal.mk – Një nga vërjetjet më të mëdha nga Bashkimi Evropian për Maqedoninë e Veriut në Raportin e Progresit është ndotja e ambientit dhe mospërfshirja e qytetarëve në krijimin e politikave për një mjedis më të mirë. Stacionet matëse nuk funskionojnë, ndërsa pyetja që shtrohet është nëse qytetarët do të ngulfaten edhe sivjet nga dendësia e ndotjes së ajrit, ngjashëm sikur vitet e kaluara.

S’ka matës të ndotjes së ajrit

Para fillimit të sezonit të ngrohjes, kur niveli i ndotjes së ajrit në vend fillon të rritet, Laboratori Qendror i Ministrisë së Mjedisit nuk do të ketë analiza zyrtare sepse nuk kanë pajisje, ndërsa janë vonë edhe me akreditimet.

Edhe nëse ky laborator merr akreditim, nuk do të jetë në gjendje ta zbulojë arsyen e shkaktarit të nivelit të lartë të grimcave PM10. Gjegjësisht, në këtë institucion nuk ka asnjë aparat të përshtatshëm që do ta përcaktojë atë. Në këtë laborator, bëhen analiza për ujin, tokën dhe ajrin, të cilat më pas përdoren nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit.

Laboratorit Qendror, i cili ekziston për 40 vjet, ende nuk ka akreditim për analizat që bën, kështu që në rast se shteti ndjek penalisht dikë për ndotje të mjedisit, ato analiza mund të kontestohen ligjërisht.

120 vdekje në 100 mijë banorë për shkak të ndotjes së ajrit

Agjencia Evropiane e Mjedisit, raporton se Maqedonia e Veriut është në vendin e tetë nga fund të listës sipas numrit të vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit. Çdo e teta viktimë është pasojë e mjedisit të dëmshëm në Evropë.

Në raport përmendin se këta njerëz të shpeshtën kanë kancer, sëmundje kardiovaskulare, çrregullime mendore dhe neurologjike apo astmë. Agjencia evropiane e mjedisit ka publikuar listë të 37 vendeve në të cilat Maqedonia e Veriut ka 120 viktima në 100,000 njerëz për shkak të ndotje, që i bie se në Maqedoninë e Veriut brenda një viti vdesin afër 2400 persona si pasojë e sëmundjeve që shkaktohen nga ndotja e ajrit.

Situata me mjedisin jetësor është dështuese në Shqipërinë fqinje, e cila është në fund të listës. Atje, shkalla e vdekshmërisë është 173 për 100,000 njerëz. Një situatë e ngjashme ekziston në Bosnjë dhe Hercegovinë, Rumani, Bullgari, Hungari, Mal të Zi dhe Letoni. Ndryshe nga Lindja, situata është shumë më e mirë në Perëndim. Islanda kryeson listën me 35 vdekje për 100,000 njerëz. Agjencia thotë se lufta kundër ndotjes së mjedisit është thelbësore për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve të Evropës, veçanërisht grupeve të cenueshme të tilla si fëmijët, të moshuarit dhe më të varfrit.

BE: Ndotja problem serioz, duhet ndërveprim më i gjërë

Bashkimi Evropian thotë se bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të përmirësohet në mënyrë që të zbatohen dhe kontrollohen zgjidhjet ligjore për të mbrojtur dhe përmirësuar cilësinë e mjedisit. Megjithëse në raport situata vlerësohet e pandryshuar nga një vit më parë, ndërsa problem kryesor është bashkërendimi i pamjaftueshëm dhe bashkëpunimi i dobët midis qeverisë dhe pushtetit lokal si dhe bashkëpunimi me qytetarët dhe OJQ-të.

Nga qeveria arsyetohen se duhet ende kohë për të frymuar lirshëm dhe pa ajër të ndotur. Bashkëpunimi ndër institucional është zhvilluar, por jo mjaftueshëm. Ka pasur bashkëpunim me Ministrinë e Transportit për sa i përket infrastrukturës, qoftë në drejtim të rrugëve, hekurudhave, në drejtim të ujit të pijshëm apo impianteve të trajtimit të ujit të pijshëm. Për këto gjërat duhet të punohet së bashku. Ka bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit duke vendosur programe në shkolla në mënyrë që fëmijët të mësojnë dhe të jenë më të vetëdijshëm për mjedisin.

Janë bërë përpjekje kur bëhet fjalë për ndotjen e ajrit për bashkëpunimin ndër-sektorial sepse është thelbësore për të trajtuar këto tema urgjente siç është ndotja e ajrit, mbrojtja e natyrës dhe ndryshimi i klimës. Duhet të ketë bashkëpunim ndër-sektorial, i cili nuk do të jetë vetëm pro forma.
Por, veprimet që ndodhin nga komunat janë në kundërshtim me masat e marra dhe të shkruara në planet në nivel kombëtar për trajtimin e ndotjes së ajrit.

Ka ndryshime ligjore, por ende s’ka zbatim të ligjit

Me ndryshimet në Ligjin për Cilësinë e Ajrit të Ambientit në përputhje me Direktivën e BE-së për cilësinë e ajrit, detyrohen komunat të marrin masa konkrete për të miratuar plane të menaxhimit të ndotjes, nëse ndodhin nivele të caktuara të ndotjes së ajrit. Me këtë ligj do t’iu mundëoshet komunave për të ndryshuar trafikun, orët e punës, ngrohjen, dhe nëse nuk e bëjnë këtë, kjo i jep qeverisë të drejtën me ligj të marrë masa edhe më të rrepta. Shteti duhet të rritë nivelin e kontrollit ndaj transportit dhe automjeteve.

Sipas veprimeve të ndërmarra nga autoritetet e deritanishme, qytetarët nuk do të frymojnë lirshëm në ajër të pastër. Shteti duhet t’i përgjigjet në mënyrë më efektive ndotësve, mbase duhet të ketë masa më të mëdha për lehtësimin e të gjithë situatës, ndëshkime më të mëdha për ndotësit, zbatim të plotë të ligjit. Është e vështirë të organizosh transportin publik në një kohë pandemie, por disa kontrolle duhet të vendosen në automjetet ndotëse.

Shteti duhet të përshpejtojë procesin e gazifikimit sepse normalisht familjet gjithashtu kontribuojnë në ndotjen, prandaj gazifikimi është i nevojshëm për të përmirësuar cilësinë e ajrit, veçanërisht në dimër, kur hetohet më së shumti ngulfatja nga ajri. Nëse bashkë me pandeminë rritet edhe ndotja e ajrit, vdekjet dhe sëmundjet vdekjeprurëse do të jenë edhe shumë herë më të larta.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...