Agjencia Zhurnal.KS
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Editorial: Bllokada bullgare – Shpresa vdes e fundit , por “hekuri rrihet sa është i nxehtë”!

Editorial nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Shkup, 11 nëntor – Zhurnal.mk – Në takimin e djeshëm në Sofje, pala bullgare dhe ajo nga Maqedonia e Veriut kanë diskutuar gjerë e gjatë për të gjitha dilemat, për të cilat duket se Bullgaria nuk dëshiron të lëshojë aspak nga qëndrimet e saja. Edhe pse shumë pak u tha në media, nga ajo që mund të konkludohet në takimin me rreshtave, nga copëzat e informatave që i kanë dhënë pjesëmarrësit në këtë takim, është se tani pritet përgjigje prej Maqedonisë së Veriut se si do të veprojë. Edhe pse sqarimet janë të shumta, Bullgaria dëshiron t’i bëjë me dije Maqedonisë së Veriut se fati juaj tani varet nga ne dhe jeni ju ata që duhet të vetëdijesoheni e të merrni vendime për të ardhmen tuaj.

Topi në duart e Zaevit, deri të premten pritet përgjigje!

Pas bisedimeve në Sofje, Bullgaria ia kalon topin Maqedonisë së Veriut. Zëvendës Kryeministri dhe Ministri Bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov tha se tani gjithçka është në duart e autoriteteve në Shkup pas disa orësh takimesh të delegacioneve maqedonase dhe bullgare, të udhëhequr nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Bojko Borisov. Ai thotë se Bullgaria sapo ka paraqitur kërkesat e saja dhe i ka dhënë një afat deri të premten Shkupit zyrtar. Karakaçanov pretendon se pala bullgare nuk devijoi në asnjë mënyrë nga pozicionet e saj, pasi ata i shpjeguan kolegëve nga Maqedonia e Veriut se nuk mund të bëjnë asnjë kompromis për çështjet që lidhen me historinë bullgare, identitetin e heronjve bullgarë dhe identitetin e të gjithë njerëzve të saj, e cila është pjesë e historisë së përgjithshme.

Bullgari ai jep edhe disa ditë afat deri në fund të procesit, deri të premten, për të korrigjuar shpejt gjithçka që kanë humbur në këtë moment dhe pastaj do të shohin nëse mjafton kjo për të filluar negociatat me BE-në.

Momenti është tani, ose i gjithë procesi është win-win, për Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut ose Maqedonia e Veriut bisedimet e pranimit me Bashkimin Evropian do t’i fillojë pas shumë viteve dhe kompromiseve të ngjashme që u bënë me Greqinë.

Maqedonia e Veriut e përkushtuar të gjejë zgjidhje

“Ne mbetemi të përkushtuar për të gjetur një zgjidhje. Nëse arrihet një zgjidhje pozitive për Maqedoninë e Veriut, do të jetë mirë për të gjithë ata që përfshihen në proces, përndryshe do të kemi një dështim të përbashkët”, theksojnë nga Qeveria.

Qeveria pohon se të dy palët duan zgjidhje. “Ne punojmë së bashku si fqinjë të mirë të përkushtuar për një të ardhme të përbashkët evropiane. Nëse kemi një zgjidhje pozitive, do të jetë mirë për të gjithë – për Maqedoninë Jugore, Bullgarinë, BE-në, për të gjithë Rajonin e Ballkanit. Përndryshe, dështimi do të jetë i përbashkët”.

Pakicat janë problemi real

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria mund të bisedojnë për të gjitha çështjet e tjera të Marrëveshjes për Fqinjësi siç janë korridoret e transportit, bashkëpunimi ekonomik, bashkëpunimi ushtarak brenda NATO-s dhe shkëmbimi kulturor dhe mediatik, i cili është shumë i rëndësishëm për afrimin e dy kombeve, por fatkeqësisht – asgjë nga këto nuk po ndodh

Zgjidhja e problemit është të zhvendoset fokusi nga historia dhe të përqendrohet e gjithë energjia në transport, hekurudhë dhe linjë rrugore Shkup-Sofje…

Problemi kryesor në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është problemi me pakicat. Çështja serioze që të dy palët kanë dallime është se a “ose ka pakica nga vendet fqinje në të dy vendet, ose nuk ka te asnjëra”.

Bullgaria është duke bërë punën e ndyrë të disa vendeve të Evropës Perëndimore që nuk duan më zgjerimin e BE-së. Këto janë vende si Hollanda, si Franca, të cilat janë shumë të lumtura që dikush do të gjejë një rast për të ndaluar kandidatët e rinj. Bullgaria nëse e pengon Maqedoninë e Veriut, me automatizëm do të pengohet edhe Shqipëria, e cila është gjithashtu një vend i rëndësishëm për Ballkanin.

Fatkeqësisht, Bullgaria po pret zgjedhje të rregullta parlamentare në Mars 2021 dhe e gjithë barra e brendshme politike duket se po shkarkohet me fqinjin më të dobët. Qeveria në Sofje, nën presionin nga partneri i saj i koalicionit të ekstremit të djathtë, iu nënshtrua nacionalizmit të pakuptueshëm dhe shantazhoi qeverinë në Shkup, duke kërcënuar të bllokonte kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Duhet të bini dakord!

Pas samitit të djeshëm për Ballkanin Perëndimor brenda procesit të Berlinit, në shikim të parë nuk ndodhi asgjë dramatike, përveç se Bullgaria nuk devijon as edhe një pëllëmbë nga qëndrimi për bllokimin e Maqedonisë së Veriut. Kancelarja Merkel tha mesazhin e qartë se “duhet të bini dakord”. Një qëndrim i tillë i qetë nuk do të thotë që diplomacia gjermane është indiferente, por që hap perspektiva për marrëveshje të mëtejshme.

Bullgaria është e vetëdijshme se edhe Franca, Hollanda dhe Danimarka, nuk e mbështesin politikën e saj të vetos, sepse e konsiderojnë se maqedonasit dhe bullgarët janë më larg njëri tjetrit në identitet se sa serbët dhe malazezët.

Maqedonia e Veriut mos ta bëjë gabimin sikur me Greqinë

Zgjidhja e vetme është që të të gjendet një kompromis. Populli thotë “hekuri rrihet sa është i nxehtë”, prandaj burrështetat të vërtetë nuk i lënë çështjet e hapura dhe duhet të hapin rrugën Evropiane të vendit. Në asnjë formë nuk guxon të përsëritet gabimi me Greqinë, i cili mund të zgjidhej që në fillimet e pavarësisë së shtetit, por u la që ky problem të trashet, shumë politikanë të ndërtojnë karrierë duke u bërë patriotë me këto çështje, dhe duke lejuar që secili të hidhte “gurë e dru” mbi problemin. Pa s30 viteve u pa se ishte gabim që nuk kishte zgjidhje që në start, prandaj ndryshimi i emrit ishte i domosdoshëm dhe më shumë i dhimbshëm.

Qeveritarët duhet ta zgjidhin sa më shpejt çështjen me Bullgarinë sepse çdo vonesë vetëm se do ta trashë problemin dhe nuk do të lejojë pastaj të zgjidhet edhe nëse do të ketë vullnet nga ndonjë parti politike. Kërkesat, hatërmbetja dhe nervozizmi do të rritej në të dy anët dhe kjo do ta vështirësojë problemin. Prandaj, secili politikan, qoftë edhe opozita, të vendosin gishtin në kokë dhe të gjejnë zgjidhen më pak të dhimbshme për të dy palët.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...