Agjencia Zhurnal.KS
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Editorial: Çmimi i duhanit i ulët – qeveria të ndryshojë modelin e blerjes dhe subvencioneve

Shkup, 1 dhjetor – Mundi dhe djersa e bujqve thuajse çdo vit po shkon huq. Edhe pse qeveria i ka rritur subvencionet dhe ka motivuar mjaft bujq që të rrisin prodhimtarinë, shpeshherë kur vjen tek blerja e prodhimeve të tyre, lindin problemet e vjetra. Njëjtë sivjet problem është paraqitur me blerjen e duhanit, pasi bujqit ankohen me çmimet e blerjes.

Çmimi i duhanit shumë i ulët!

Prodhuesit e duhanit ankohen se këtë vit blerja do të jetë e dobët, sepse rendimenti i tyre vlerësohet për një ose dy klasa më poshtë në fillim të blerjes. Edhe pse fillimi zyrtar i blerjes është më 15 dhjetor, disa kompani kanë filluar tashmë të blejnë nga korrja e këtij viti. Por tani për tani, pak prodhues të duhanit në këtë periudhë kanë vendosur ta shesin rendimentin e tyre.

Në rajonin e Strumicës, prodhuesit e duhanit janë gjithashtu të pakënaqur me çmimin e blerjes. “Këtë vit gati tre ditë duhani blihet me çmim mesatar prej 60 denarësh. Njerëzit janë të shqetësuar për të ardhmen sepse kanë nënshkruar kontratë për sipërfaqe më të ulëta, vetë kompanitë e bënë këtë, tani ka tepricë të kilogramëve, që këtë vit, sipas të dhënave, kemi kontratë prej 21 milionë kurse prodhim është 25 milion kilogramë, do të ketë problem me vetë blerjen”, tha Marijanço Trajkov, kryetar i prodhuesve të duhanit “Basmak” – Vasilevë.

Vitin e kaluar, çmimi mesatar ishte 220 denarë për kilogram dhe gjithsej 125 milion euro hynë në xhepat e prodhuesve të duhanit kurse u blenë 26 milion kilogram duhan.

Fillon blerja e duhanit në Prilep

Në kompaninë shtetërore “Kombinati i duhanit” në Prilep ka filluar blerja e duhanit nga të rekolta e këtij viti. Kjo është kompania e dytë pas “Soko Tab”, e cila filloi me blerjen e duhanit nga dhjetë kompanitë e sivjetme të regjistruar, të cilët këtë vit duhet të grumbullojnë mbi 23 mijë tonë duhan.

Ministri i Bujqësisë, Arijanit Hoxha, gjithashtu vizitoi fabrikën e duhanit dhe deklaroi se nuk presin ndonjë problem me blerjen e duhanit, dhe Inspektorati do të monitorojë nga afër situatën në terren. Ministri Hoxha thotë se është herët të flitet për një vlerësim dhe se gjithçka që është rënë dakord do të blihet.

Blerja e duhanit përveç pikës së qytetit, do të bëhet edhe në 20 pika të tjera me 31 peshore. Pikat në vendbanime do të jenë të hapura çdo ditë, ndërsa paratë do të paguhen menjëherë ditën e nesërme.

Prodhuesit e duhanit në fillim të blerjes nuk janë shumë të kënaqur me vlerësimin e produkteve të këtij viti, por ata presin që linja për vlerësimin e duhanit do të ndryshojë.

Opozita paralajmëron rrezikun e dështimit me duhanin

Deputetët të opozitës maqedonase kanë theksuar se janë duke alarmuar gjatë gjithë vitit për problemet me blerjen e duhanit dhe sasitë e mëdha që u janë lënë prodhuesve të duhanit, por edhe problemin që do të pasojë këtë sezon. Pasojat janë çmimi katastrofik i blerjes prej 130 deri në 145 denarë. “Askush nuk po e ndihmon tani prodhuesin e duhanit. Shoqatat heshtin, Inspektorati hesht, Ministria e bujqësisë hesht. Askush nga autoritetet nuk ka një zgjidhje”, thotë Cvetan Tripunovski nga VMRO DPMNE, duke akuzuar se kultivuesit e duhanit lihen të kujdesen për veten e tyre. “Njerëzit do të vuajnë fjalë për fjalë për bukë, ata nuk mund të paguajnë asgjë nga çmimi i shitjes dhe të mos marrin asnjë qindarkë për të jetuar”, theksojnë nga opozita.

Model evropian për bujqësinë

Maqedonisë së Veriut, e cila është kandidatë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe pret të fillojë me negociatat, duhet të zhvillojë nj model evropian të bujqësisë. Ekonomia e Maqedonisë së Veriut kryesisht dominohet nga bujqësia dhe pikërisht për këtë arsye nevojitet që të koncentrohet sa më shumë në këtë sektor. Nëse synimi është integrimi në BE, atëherë duhet të sillemi si në BE, sepse ajo ka një sistem të përkryer të zhvillimit të bujqësisë.

Në Maqedoninë e Veriut pothuajse një miliard euro nga subvencionet bujqësore janë shpenzuar në vitet e fundit. Oda Ekonomike e Maqedonisë për gjendjen aktuale në sektorin e bujqësisë, ka theksuar se prodhimi i grurit është i paqëndrueshëm, rendimentet janë nën katër tonë për hektar, varietetet e farës janë të dobëta dhe teknologjia është e vjetërsuar. Blegtoria është në rënie, importet janë rritur, nga një prodhues tradicional i qumështit, vendi sot është një importues i madh.

Shpërndarja e subvencioneve, jo sipas zonës, por për kilogram të dorëzuar të produktit në objektet e regjistruara të përpunimit, ndryshimi i asortimentit, konsolidimi i tokës, infrastruktura dhe digjitalizimi i zonave rurale, formimi i kooperativave si dhe mbështetja e kompanive të mëdha, janë rekomandimet kryesore të Odës ekonomike për zhvillimin e bujqësisë.

Duhet të ndryshohet mënyra e subvencionimit me qëllim që të dallohen përfundimisht fermerët e vërtetë, profesionistët, nga ata që marrin mbështetje, por nuk bëjnë asgjë për ta zhvilluar prodhimin.

Është e nevojshme zgjidhja ndërhyrëse në problemet thelbësore në industrinë e qumështit dhe mishit, bluarjes dhe prodhimit të verës që të ruhet bagëtia dhe vreshtaria. Vetëm atëherë mund të mendojmë për masa stimuluese që do të sjellin rritje.

Sektori i bujqve pas muajve të parë të krizës së koronës kur u anuluan shumica e porosive, ngadalë po konsolidohen. Me rimëkëmbjen e tregut evropian, ata janë përsëri në rrugën e duhur.

Qeveria duhet të propozojë ndryshimin e Ligjit për duhan ku blerja e duhanit do të rregullohet duke u klasifikuar në tre klasa cilësore dhe sipas përfaqësimit në përqindje të vjeljes (e ulët, e mesme dhe e lartë)./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...