Agjencia Zhurnal.KS
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Editorial: Ende pa i mbushur 100 ditë, Qeverisë “Zaev 2” po i zihet fryma nga pandemia dhe Bullgaria!

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 10 nëntor – Nëse dita e re shihet që në mëngjes, atëherë edhe qeveria e Maqedonisë së Veriut edhe pse ende nuk I ka mbushur ende 100 ditë, nuk po jep shpresën dhe shkëlqimin e duhur. Dy probleme të mëdha po e rëndojnë dukshëm funksionimin e qeverisë “Zaevi 2”, edhe atë pandemia dhe Bullgaria. Përderisa pandemia është sfidë globale dhe vështirë e menaxhueshme edhe nga shtete më të mëdha, duke rrezikuar kështu sistemin e shëndetësisë, veto e paralajmëruar nga Bullgaria po ia shkatërron dhe dëmton imazhin maksimal politik Maqedonisë së Veriut dhe shpresën për një të ardhme të afërt në Bashkimin Evropian.

Pandemia ia zuri frymën Maqedonisë Veriut

Kur u duk se pandemia do të marrë teposhtëzën, numri i të infektuarve në vjeshtë filloi të rritet dukshëm. Thuasje çdo ditë Instituti për Shëndet Publik (ISHP) regjistron mesatarisht 500-600 të infektuar nga 1200-1500 teste që bëhen çdo ditë. Ky numër është shumë i lartë nëe proporcion me numrin e popullatës. Deri më tani janë 40275 persona të sëmurë, prej të cilëve 24229 janë shëruar, të vdekur janë 1156 persona kurse raste aktive janë 14890 persona, që paraqet një bombë të vërtetë për rritjen e numrit të të punësuarve.

Qeveria u gjet ndërmjet dy zjarreve, nuk dinte nëse duhet t’i mbyllë bizneset dhe qytetarët ose t’i lejojë lirshëm të shëtisin e të punojnë. Nëse do t’i bllokonte kompanitë, restorantet, dasmat etj… do të dëmtonte dukshëm ekonominë dhe do të duhej t’iu ndajë ndihma popullatës.

Kjo dilemë sigurisht që i kushtoi shumë vendit, e cila u detyrua të fitet për rreth një miliardë euro borxhe për t’u ballafaquar me Covid 19, duke ndarë katër paketa ekonomike ndihmë për qytetarët që më së shumti ishin prekur nga pandemia.

Qeveria ndërmerr hapa sipërfaqësor duke ndaluar grupimin e më shumë se katër personave gjatë natës dhe ditës, normalisht me përjashtime, si ngjarje dhe vende ku ka protokolle. Por edhe përkundër rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19, nuk do të ketë mbyllje të kufijve dhe orë policore, të cilat duket se nuk treguan efikasitetin e duhur në mbajtjen nën kontroll të pandemisë.

Sistemi shëndetësor është në rrezik dhe në të gjitha spitalet përveç në Strumicë dhe Kumanovë ka vende të lira, duke u siguruar kapacitete të reja, pasi vendosen pacientët edhe në klinikat tjera.

Në nivel botëror, Kombet e Bashkuara  paralajmëruan se humbjet e të ardhurave në turizëm mund të arrijnë 1.2 trilionë dollarë dhe se 120 milionë persona përballen me rrezikun që të humbasin punën për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri COVID-19.

Pandemia e koronavirusit, përkatësisht izolimi, ka ndikuar në vetëdijesimin e të rinjve se sistemi në Maqedoninë e Veriut iu ofron pak mundësi atyre që të pavarësohen financiarisht nga prindërit, prandaj Maqedonia e Veriut është radhitur në vendin e tretë në Evropë, në një listë të publikuar nga The Economist, sa i përket ikjes së të rinjve nga vendi të cilët kanë përgatitje profesionale në lëmi të caktuar.

Hulumtimet e viteve të fundit të bëra nga organizatat e të rinjve kanë nxjerrë në pah se më shumë se gjysma e të rinjve perspektivën e tyre e shohin jashtë Maqedonisë së Veriut, përderisa një e treta e të rinjve marrin veprime konkrete për t’u larguar nga vendi.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut për të parandaluar largimin e të rinjve nga vendi ka miratuar një pako të gjerë, ku në fokus është avancimi i aftësive profesionale të të rinjve dhe ndihma financiare për hapjen e bizneseve të reja nga të rinjtë. Po ashtu, në këtë pako përfshihet edhe subvencionimi i kompanive që punësojnë të rinjtë, por këto masa janë për një afat të shkurtër kohor dhe shumë pak të rinj kanë qasje në këtë pako.

Në rrafshin politik dhe të reformave, pandemia ka shkaktuar krizë edhe në Kuvend, pasi numri  deputetëve të infektuar dhe pamundësia për të punuar Kuvendi online ka bërë që shumë seanca mos të mbahen.

Shumica parlamentare ka 62 deputetë nga 120 sa numëron Kuvendi, ndërkohë që miratimi i ligjeve reformuese kërkon dy të tretat apo 80 vota të deputetëve, që nënkupton se pa votat e opozitës asnjë ligj nuk do të mund të miratohet në kuadër të reformave të paralajmëruara.

Kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, paraqet rrezik për rritjen e shkallës së varfërisë në Maqedoninë e Veriut. Në bazë të simulimit të Bankës Botërore, parashihet që shkalla e varfërisë brenda këtij viti të përfshijë 20 deri 23 për qind të popullatë, ndërkohë që një vit më herët, përkatësisht gjatë vitit 2019, shkalla e varfërisë ka qenë 17 për qind.

Në bazë të të dhënave të Agjencisë për Punësim, nga përhapja e pandemisë, përkatësisht nga muaji shkurt deri në fund të gushtit, janë regjistruar rreth 40 mijë persona të rinj që kërkojnë punë, një pjesë e tyre janë nga ata që kanë humbur vendin e punës, përderisa pjesa tjetër regjistrohen si persona që për herë të parë kërkojnë punë.

Me masat anti-krizë të qeverisë për të amortizuar pasojat e krizës së shkaktuar nga pandemia në masë të caktuar kanë frenuar rritjen e shkallës së varfërisë, por problematike mbetet që mjet të shkojnë tek kategoria më e ndjeshme sociale, pasi pjesa më e madhe e tyre janë të përfshirë në ekonominë joformale.

Për kategoritë e rrezikuara sociale janë ndarë dhe mjete në vlerë prej 50, 100 deri 150 euro, për të blerë produkte vendore me qëllim që të mbështeten kompanitë vendore të mos ulin prodhimtarinë dhe mbajnë punëtorët, por njëherësh të kenë dhe një impuls financiar familjet me status të rrezikuar social.

Bullgaria do ta fundos ende pa filluar mirë punën e qeverisë

Bullgaria ka njoftuar Komisionin Evropian se nuk pranon kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut, që nënkuptonte nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Korniza negociuese nuk i siguron garancitë e nevojshme për përmbushjen e kushteve të vendosura nga Bullgaria, prandaj negociatat e anëtarësimit nuk mund të fillojnë. Korniza e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së ishte paraparë të miratohej në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, më 10 nëntor, por ky takim është shtyrë për 17 nëntor.

Sofja konsideron se kombi maqedonas dhe gjuha maqedonase ekzistojnë që nga viti 1945 dhe i fton autoritetet e Shkupit të pranojnë se kanë rrënjë bullgare. Veç kësaj, shteti bullgar kërkon që Maqedonia e Veriut të deklarojë se emri i saj i ri nuk përfaqëson pretendime territoriale në rajonin gjeografik të Maqedonisë së Veriut, si dhe të mos kërkojë njohjen e pakicës maqedonase në Bullgari.

Nuk është vetëm historia ajo që shqetëson, por edhe gjuha e urrejtjes, kanë njoftuar bullgarët, duke shprehur indinjatën për  “mosnjohjen e së vërtetës historike që çon në probleme mjaft serioze në marrëdhëniet midis dy vendeve”.

Pala bullgare disa herë ka bërë të ditur se kontesti mund të zgjidhet përmes një marrëveshjeje të re, të ngjashme me atë që u arrit me Greqinë për çështjen e emrit, por Qeveria e Maqedonisë së Veriut vlerëson se nuk ka nevojë për marrëveshje të re apo aneks ndaj marrëveshjes së vitit 2017 për kontestin me Bullgarinë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në samitin e Sofjes për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, ju është drejtuar kryeministrave Zoran Zaev dhe Boyko Borissov në lidhje me çështjet e hapura, duke u thënë se duhet të pajtohen njëri me tjetrin dhe të gjejnë marrëveshje.

Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj Marrëveshjes dhe shprehet e sigurt se ajo ofron një kornizë të shkëlqyeshme për menaxhimin e çështjeve bilaterale dhe ofron mekanizma për tejkalimin e problemeve. E drejta për vetëvendosje është e drejta e patjetërsueshme. Identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase janë një fakt dhe nuk duhet të diskutohen pohojnë nga Qeveria.

Bllokada mund të shkaktojë dridhje në politikën e Maqedonisë së Veriut dhe nuk dihet se si do të jetë e ardhmja pas 100 ditëshit të parë të qeverisa, kohë kjo që zakonisht iu lihet qeverive të tregojnë kapacitetin e tyre për të menaxhuar situatat. Nëse pandemia dhe vetoja bullgare konsiderohen dështim për këtë qeveri, atëherë shtrohet pyetja se si do të vazhdojë rruga e mëtutjeshme e saj. Kjo qeveri do të jetë me “lak në fyt” duke i pasur parasysh edhe numrat në Kuvend, por do të ishte guxim i tepruar nëse Zaev vendos sërish të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare ngjashëm siç shkoi pas bllokimit që i bëri Franca në pranverë. Shkuarja në zgjedhje të reja do të ishte dështim dhe vetëvarje politike!

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...