Agjencia Zhurnal.KS
Editorial Kosovë Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Editorial: Kosova nuk do të jetë e njëjtë në sytë e botës – nuk duhet të ketë trazira


Editorial nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Shkup, 6 nëntor – Zhurnal.mk – Arrestimi i kreut të UÇK-së dhe dorëheqja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, do të krijojnë një ngërç politik. Nuk besohet se mund të ketë trazira ose destabilizim të Ballkanit, por mund të ketë dridhje në politikën e brendshme të Kosovës. Gjithsesi, përballja me situtatën e re, do t ë krijojë nj pasqyrë tjetër për Kosovën në aspektin ndërkombëtar, e që nuk dihet se cilat do të jenë pasojat. Me rëndësi është që ky proces të zgjasë sa më shpejt dhe e vërteta të del në skenë.

SHBA të kyçet në këtë proces

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel deklaroi se Hashim Thaçi tregoi respektim ndaj ligjit, kur dha dorëheqjen nga posti i presidentit, për t’u përballur me drejtësinë, prandaj Engel shtoi se Kongresi amerikan do të shikojë nga afër punën e Gjykatës Speciale, që të sigurohet se po i përmbahet ligjit dhe po respekton të drejtat e të akuzuarve.

”Gjykata e ka ushtruar mandatin e saj. Statusi që ka krijuar Gjykatën Speciale, nuk e ka kufizuar atë që të merret vetëm me shqiptarët. Ligji thotë se juridiksioni i gjykatës është për krimet e luftës që janë bërë në Kosovë gjatë një kohe të caktuar në periudhën e luftës. Fatkeqësisht, kjo gjykatë duhet se vepron si një gjykatë etnike – që ndjek vetëm shqiptarë që pretendohet se kanë kryer krime”, tha Engel.

Departamenti amerikan i Drejtësisë duhet që të monitorojë nëse Gjykata Speciale është duke vepruar sipas ligjit, prandaj kjo gjykatë nuk do të thotë se nuk duhet të hetojë dhe gjykojë keqbërësit sipas ligjit, qoftë edhe gjykime në mungesë.

Politikës kosovare i duhet maturi dhe unitet

Të gjithë partitë politike në Kosovë duhet të bashkohen dhe të veprojnë njëzëri për të mos lejuar që të krijohen vakuume institucionale, por edhe për të bërë të mundur që të shtyhen përpara proceset shtetërore dhe institucionale.

Pas largimit të Thaçit kërkohet maturi për t’u ballafaquar me situatën e krijuar dhe të menaxhojnë politikën e brendshme. Aktualisht mund të krijohet një vakum i madh politik dhe partitë politike, tash për tash, duhet të shmangin luftën ndërmjet tyre, për të ruajtur interesat e vendit.

Nuk e ka kapacitetin asnjë parti politike që e vetme ta menaxhojë këtë situatë, prandaj duhet të lihen anash interesat ditore dhe të gjendet një lloj konsensusi, i cili e bën bashkë spektrin politik dhe jo vetëm atë, sepse sfida është aq e madhe sa që do të duhej kontributi i të gjithëve për ta tejkaluar atë.

Porosia e Thaçit: Mos të ketë destabilizim

Presidenti Hashim Thaçi porosinë e parë që e bëri ishte ftesë qytetarëve për qetësi dhe përmbajtje nga çfarëdo lloj proteste. Institucionet e vendit duhet të sigurohen që të mos ketë reagime apo trazira në vend. Gjithsesi e gjithë kjo e ka trazuar skenën politike dhe mund të ketë implikime në ndryshimet në qeveri, mund të ketë implikime në përzgjedhjen e presidentit të ri, mund të ketë implikime që të kemi zgjedhje të reja, ndalim të disa proceseve nëpër të cilat jemi.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për momentin, nuk janë zgjidhje për situatën e tanishme, sepse ato nuk mund ta ndryshojnë shumë realitetin politik dhe partive politike sërish do t’iu duhet që të ulen bashkë për ta bërë një qeveri, e cila do të përballej me sfidat që e presin vendin.

Ndikim në skenën ndërkombëtare

Arrestimet e fundit do ta ndryshojnë edhe perceptimin ndërkombëtar për Kosovën dhe të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm që në planin e jashtëm, Kosova më nuk do të shihet sikurse deri më tani, prandaj do të nevojitet punë shumë e madhe për ta tejkaluar sfidën.

Dialogu me Serbinë do të duhet të vazhdojë, sepse Kosova, megjithatë, duhet të vazhdojë t’i kryej detyrat e saj si shtet, prandaj shteti nuk mund të varet vetë nga individi, sepse në këtë rast edhe pse janë personat që janë kyç për çlirimin dhe themelimin e shtetit, Kosova duhet që të gjejë forcën që përgjegjësitë shtetërore t’i çojë përpara për obligimet që i ka marrë.

Procesi i dialogut duhet të shërbejë në drejtim të asaj që Kosova ka qenë gjithmonë e gatshme që të përballet me drejtësinë ndërkombëtare dhe vendore.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...