Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Egërsohet moti në Kretë

Përmbytje masive dhe dëme të mëdha në ishullin grek

Stuhi të fuqishme dhe përmbytje të shumta kanë përfshirë të gjithë Kretën. Erërat e forta kanë thyer pemë duke sjellë dëme të shumta materiale.

Dalja e lumenjve nga shtrati ka marrë përpara një pjesë të konsiderueshme të makinave si dhe ka shkatërruar disa shtëpi e biznese. Në disa komuna është ndërprerë energjia elektrike.

Situata më e rënduar paraqitet në Iraklio dhe Malia ku si pasojë e përmbytjeve qindra banorë janë evakuuar ndërkohë që janë mbyllur shkollat dhe të gjitha aktivitetet e tjera.

Tetë persona, duke përfshirë 5 të rritur dhe 3 fëmijë janë arritur të shpëtohen nga ekipet e emergjencës gjatë mëngjesit, pasi rrezikonin të mbyteshin, në pjesën verilindore të Heraklio.

Moti i keq ka përmbytur sipërfaqe të tëra toke si dhe ka sjellë rrëshqitje në disa zona. Po ashtu edhe një pjesë e konsiderueshme e rrugëve dhe urave janë dëmtuar.

Në operacionin e shpëtimit që ende vazhdon në disa fshatra dhe komuna po marrin pjesë 83 zjarrfikës me 31 mjete, 3 varka dhe helikopterë. Autoritetet iu kanë bërë thirrje qytetarëve në të gjithë Kretën që të jenë të kujdesshëm, duke shmangur çdo lëvizje të panevojshme pasi moti mund të përkeqësohet gjatë orëve në vijim.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...