Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Egjipti liron 3 aktivistë për të drejtat e njeriut

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut, të cilët punojnë për Nismën Egjiptiane për të Drejtat Personale, u lanë të lirë pasi u ndaluan për takimin me ambasadorët.

Autoritetet egjiptiane liruan të enjten 3 aktivistë të cilët u arrestuan muajin e kaluar pasi u takuan me ambasadorët e huaj për të diskutuar për çështjen e të drejtave të njeriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Vetëm disa ditë pas takimit të 3 nëntorit me 13 ambasadorë dhe diplomatë të huaj, forcat e sigurisë arrestuan 3 anëtarë të Nismës Egjiptiane për të Drejtat Personale (EIPR).

Në mesin e të arrestuarve ishte drejtori ekzekutiv i grupit, Gasser Abdel Razek, drejtori i Drejtësisë penale, Karim Ennarah dhe Mohammad Basheer, menaxher administrativ.

“Gasser, Karim dhe Basheer u lanë të lirë direkt nga burgu i Toras. E pazakontë. Ata tani janë ose në shtëpi ose rrugës për në shtëpi”, tha grupi në Twitter.

Ata u përballën me akuza për terrorizëm dhe siguri publike.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme egjiptiane pretendoi se grupi është i licencuar si një “kompani” por kryen veprimtari duke shkelur licencën e tij.

Autoritetet kanë shënjestruar grupin që nga viti 2016 kur ngrinë llogaritë e themeluesit të tij dhe ish-kreut, Hossam Bahgat dhe e ndaluan atë të largohej nga vendi.

Në shkurt të këtij viti, Patrick Zaki, studiuesi i të drejtave gjinore i grupit, u arrestua dhe mbetet në paraburgim për akuzat që lidhen me terrorizmin dhe nxitjen.

Zaki ende po mbahet në kompleksin e burgut Tora, në jug të Kajros ndërsa ekspertët shprehin shqetësim për raportet se ai mund të jetë në izolim.

Komuniteti ndërkombëtar është kritik ndaj kufizimeve të Kajros për lirinë dhe ndalimin që u bëhet figurave të opozitës.

Kritikat janë në rritje për të drejtat e njeriut në Egjipt nën presidentin, Abdel-Fattah al-Sisi, i cili erdhi në pushtet në vitin 2013 pasi përmbysi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të vendit, Mohamed Morsi pas një grusht shteti ushtarak.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...