Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Ejupi: Kosova tregoi se ka potencial, FFK-ja t’i kushtojë vëmendje edhe futbollit vendor

Presidenti i FC Prishtina, Remzi Ejupi e ka përgëzuar paraqitjen e sontme të ekipit kombëtar të Kosovës ndaj Greqisë, me të cilën barazoi pa gola, 0:0.

“Dardanët” bënë paraqitje të mirë në Athinë përkundër mungesave të shumta që i pati.

“Kjo lojë tregoi se Kosova ka më shumë potencial, por duhet punuar me lojtarët. Diaspora është e madhe, ka lojtarë kosovarë me bollëk që luajnë në ligat e njohura evropiane. Në të ardhmen besoj që Kosova do ta ketë një skuadër jashtëzakonisht të fuqishme, e cila do të jetë konkurrente sidomos në Ballkan”, u shpreh Ejupi në emisionin sportiv të T7 kushtuar ndeshjes me grekët.

Ndër të tjera, Ejupi e ka zënë në gojë edhe futbollin vendor, ku kërkon që të punohet më shumë, në mënyrë që klubet e këtushme të përparojnë.

Sipas tij, Federata e Futbollit të Kosovës i ka lënë anash klubet dhe nën mëshirë të fatit pasi është fokusuar vetëm tek Kombëtarja.

“Federata është e thirrur të bëjë rregulla, duke menduar edhe për futbollin vendor. Futbolli vendor është problem i madh, nuk kemi rregullore se çka mendojmë për gjenerata të reja. Lojtarët e Kosovës do ta kenë mjaft vështirë, lojtarët që vijnë nga jashtë janë të favorizuar. Ne na mungon infrastruktura, puna e mirëfilltë. Në Federatë ka keqpërdorim në veshëmbathje, keqpërdorim në bileta, keqpërdorime në mjete, keqpërdorim në pozita, nuk i japin llogari askujt”, vazhdon Ejupi.

Atë e brengos fakti se klubet e Superligës po angazhojnë futbollistë nga jashtë dhe në moshë të shtyrë, ndërkohë që lojtarët e rinj po mbesin nën hije të tyre.

Ai paralajmëron se kjo mund t’ju kushtojë talenteve.

Me ose pa dashje, këtë trend po duhet ta ndjek edhe FC Prishtina.

“Është bërë një konkurrencë me lojtarë me përvojë nga jashtë, por duhet të bëhet një rregullore për mbrojtjen e talenteve, për dhënien e rastit të lojtarëve të rinj. Këtë gabim po e bën edhe Prishtina, e cila është e detyruar të marrë lojtarë me përvojë. Federata në të ardhmen duhet ta respektojë licencimin e klubeve, se a i plotësojnë klubet apo jo, fair-play financiar etj. Por, si duket janë të habitur pas suksesit të Kombëtares dhe pothuajse shumë pak është punuar në drejtim që të mbrohen talentet në Kosovë”, përfundoi kreu i klubit më të madh në Kosovë.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...