Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Ekonomia amerikane nën administratën Biden-Harris

Joe Biden, fitues i zgjedhjeve presidenciale amerikane, do të trashëgojë një ekonomi të rrënuar nga pandemia. Agjenda ambicioze ekonomike e Biden do të përballet me pengesa në një Kongres të ndarë përgjatë linjave partiake. Tregjet e aksioneve amerikane u ngritën pas parashikimeve se demokrati Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale. Analistët financiarë thonë se investitorët do të kenë edhe më shumë besim nëse republikanët mbajnë shumicën e Senatit. Dan Geltrude është profesor i financës në Universitetin Shtetëror Montclair.

”Tregu i aksioneve do një qeveri të ndarë për faktin se gjërat janë të parashikueshme. Sepse jo shumë gjëra mund të ndryshojnë kur ke një qeveri të ndarë”. Vazhdimi i rimëkëmbjes së ekonomisë është i lidhur ngushtë me përparimet në luftën kundër pandemisë. Ekonomistët thonë se do të jetë një sfidë për administatën Biden kthimi në kushtet ekonomike para goditjes nga pandemia. James W. Hughes është profesor ekonomie në Universitetin Rutgers.

Gjatë fushatës, Biden premtoi rritje taksash për korporatat dhe të pasurit për të financuar nisma në kujdesin shëndetësor, arsim, mjedis dhe infrastrukturë. Opozita e bashkuar republikane është kundër rritjes së taksave, thotë Dan Geltrude me Universitetin Shtetëtor Montclair. ”Rritja e taksave nuk është gjëja më e mirë për ekonominë. Por planet për infrastrukutën do të jenë ato që do të kthejnë njerëzit në punë”.

Amerika pritet të rikthehet në marrëveshjen e Parisit për klimën. Biden ka premtuar një “revolucion të energjisë së pastër” që do të vinte vendin në shtegun drejt eleminimit të plotë të ndotjeve nga karboni deri në vitin 2050. “Nëse bëhet menjëherë, do të shikonim disa çështje sepcifike në ekonomi sepse gjithçka ndikohet nga industria e naftës,” thotë profesori Dan Geltrude.

”Amerika duhe të jetë në pozitë udhëheqëse globale dhe jo të mbetet prapa kur flitet për zhvillimin dhe investimin në teknologji dhe transformimin e ekonomisë”,-thotë profesori James W. Hughes. Mes errësirës së krijuar nga pandemia, disa shohin një të ardhme të ndritshme. ”Epoka e zbulimeve nuk ka marrë fund. Ndërsa vazhdojnë përparimet teknologjike, do të shohim rritjen dhe shpërthimin e një ekonomie që as nuk mund të na shkojë në mendje tani”,-thotë profesori Hughes. Para pandemisë, Amerika gëzonte një zgjerim ekonomik 10-vjeçar, me paga në rritje dhe rënie të papunësisë në nivele historike.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...