Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Ekskluzive për Zhurnal/Prof. Nexhat Ibrahimi: Ka kohë që jam tërhequr nga jeta publike, nuk qëndroj prapa publikimit të dokumentacionit për Shaqir Fetahun

Shkup, 15 nëntor – Lajme të shumta gjatë ditës së djeshme kanë vërshuar mbi një dokumentacion kinse të publikuar nga Prof. Nexhat Ibrahimi me titull ‘30 vite miqësi, sot jam tradhëtuar nga Shaqir Fetahu, që kandidon për Reis’ duket se janë të pavërteta dhe qëllimin e kanë keqpërdorimin e emrit të tij gjë që e demanton edhe ai vet, shkruan Zhurnal.mk

Përmes një letre të siguruar ekskluzivisht nga Agjencia e lajmeve Zhurnal, Nexhat Ibrahimi demanton lakimin e emrit të tij në media e portale të ndryshme e që ka të bëj me një dokument të dalë nga shërbimet sekrete të ish Jugosllavisë.

Përmes kësaj letre, prof. Ibrahimi hedh poshtë çdo pretendim që ka të bëj me reisin Shaqir Fetahu, madje thotë se nuk disponon as telefon e ka reduktuar vizitat e familjarëve me qëllim që të jetë më i qetë.

“Selamun alejkum hafiz efendi Shaqir, uroj të jeni mirë ju dhe familja juaj. Ditëve të fundit po dëgjoj që emri im lakohet nëpër portale, gazeta, media lidhur me një dokument të Shërbimeve sekrete të Jugosllavisë apo diçka të tillë, ndërsa i cili flet për ca implikime tuajat lidhur me mua gjatë viteve studentore. Me plot përgjegjësi fetare, morale, publike ju pohoj se unë nuk kam kurrëfarë lidhje me këtë çështje, as që kam shkruar diç të tillë, as që jam intervistuar nga dikush. Unë kurrë nuk kam pësuar ndonjë dem nga ju dhe nuk di ndonje gjë lidhur me këtë. I nderuar, ka disa vite që për arsye shëndetësore jam tërheq krejtësisht nga jeta publike, e ka rreth një vit që nuk kam asnjë qasje në rrjete sociale. Madje, nuk kam as telefon, vetëm e vetëm që të jem i qetë e të merrem me vetveten dhe hallet e mia. Ka një kohë të gjatë që kam reduktuar në rreth të ngushtë edhe pritjen e miqëve, kolegëve, farefisit etj. E gjithë kjo që të mbroj veten nga shqetësimet. Pra, pranoni përshëndetjet e mia dhe vazhdoni të jetoni rehat. Me respekt, Nexhat Ibrahimi”, shkruhet mes tjerave në letrën e siguruar nga Agjencia e lajmeve Zhurnal e që mban firmën e prof. Ibrahimit i cili demanton me çdo kusht që ka lidhje me publikimin e ndonjë dokumentacioni që ka të bëj me ‘sulmin’ e inskenuar ndaj Shaqir Fetahut që për momentin ushtron detyrën kryetar i BFI-së në RMV.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...