Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni Temë TOP LAJM

Ekspertët: Me uljen e taksave gjyqësore, qytetarët më afër drejtësisë

Shkup, 12 nëntor, zhurnal.mk – Për shumë qytetarë ulja e taksave gjyqësore për tetë herë është lajm i mirë dhe mundësi për të arritur te drejtësia edhe për ata që më herët kanë hequr dorë për shkak se nuk kanë pasur mjete të mjaftueshme për harxhimet gjyqësore.

Me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksat gjyqësore, qytetarët tani fitojnë dukshëm ulje të harxhimeve që i kanë nëpër Gjyqe. Kjo do të thotë se nëse në të kaluarën ata kanë mundur të vlejnë më shumë deri më 48 mijë denarë, tani nuk do të duhet të paguajnë më shumë se 6 mijë denarë. Harxhimet për tatimet gjyqësore në procedurën të shkallës së parë do të jenë nga 480 denarë deri më 6 mijë denarë, varësisht nga vlera e kontestit.

Eksperti juridik, Andrej Bozhinovski thotë se masa për uljen e taksave gjyqësore do të jetë e mirëseardhur për ato konteste të cilat janë me më shumë vlerë, sepse aty lëshimet janë më të mëdha. Për kontestet më të “vogla” ulja nuk do të ndjehet edhe aq, thotë ai.

Sipas tij ky vendim është sinjal shumë pozitiv për qytetarët sepse drejtësia po bëhet e qasshme për të gjithë.

“Ulja e taksave gjyqësore është sinjal pozitiv se drejtësia po afrohet te qytetarët dhe është e qasshme për të gjithë. Vetëm të kujtojmë se një nga zgjidhjet më të pandershme gjatë kohës së qeverisjes së kryesisë së VMRO-së, kur tarifat e avokaturës, noterisë dhe dhomës së përmbaruesve ishin rritur mbi standardin mesatar të qytetarëve, të cilët praktikisht mbrojtjen para gjyqit e vendosin për të fuqishmit, ndërsa qytetarin e thjeshtë e lënë në plan të dytë apo tretë dhe pa përfaqësim juridik. Vendim i njejt ishte edhe me taksat gjyqësore. Kështu që vendimi i qeverisë është i mirë, por ajo duhet të vëzhgohet si e përkohshme sepse përllogaritjet e gjykimeve nga sallat në botën digjitale e cila është në modë. Kjo zgjidhja e sinjalizon funditn e procedurave gjyqësore burokratike nga shekulli i kaluar”, ka deklaruar për Zhurnal, Andrej Bozhinovski, ekspert juridik.

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq javë më parë deklaroi se qëllimi i këtyre ndryshimeve në raport me taksat gjyqësore është që drejtësia të jetë e qasshme për të gjithë.

“Shumë nga ata që kanë hequr dorë nga kontestet ose kanë ngecur në gjysmë të rrugës për shkak se nuk kanë mundur ta paguajnë taksën tani do të kenë mundësi që ti përfundojnë kontestet e tyre. Taksat gjyqësore mbeten të njejta për personat juridik, lehtësimet janë vetëm për personat fizik”, deklaroi Mariçiq.

Edhe avokatët e kontaktuar nga Zhurnal e përshëndesin vendimin e qeverisë për ulje të taksave gjyqësore. Sipas tyre me këtë vendim drejtësia bëhet më e qasshme për gjithë qytetarët e vendit.

“Unë personalisht kam pasur shumë problem për arsye të taksës sepse taksa maksimale ishte 48 mijë denarë gjegjësisht 800 euro rrallë kush kishte të paguante. Edhe pse dikush ka pasur të drejtë në ndonjë kontest por nuk ka pasur mjete që të paguan, pastaj hiqnin dorë. Këtë vendim të qeverisë e përshëndesë dhe është mëse i duhur”, ka deklaruar për Zhurnal, avokati, Naser Raufi.

“Ulja e taksave gjyqësore është lajm pozitiv për arsye se mundësohet qasje më adekuate për gjithë qytetarët deri te drejtësia. Me këtë mundësohet qasje shumë më e mirë për gjithë qytetarët tee drejtësia”, deklaroi për Zhurnal, avokati, Petro Janura.

Përderisa Qeveria vërteton se ka qëllime të mira, opozitarja VMRO-DPMNE në uljen e taksave gjyqësore sheh tentim që të defokusohet opinioni nga vendimi i turpshëm për emërimin e Kacarskës për gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese. Nga atje shtojnë se mbi 60% nga qytetarët ende nuk kanë besim te gjyqësori.

Kapitulli 23: jurispodenca dhe të drejtat fundamentale mbeten prioritetet më të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Në raportin e fundit të KE-së për përparimin e vendit tonë, vërehet përparim i mirë në zbatimin e strategjisë për reforma në gjyqësorë. Por, sipas raportit, ende duhen përpjekje që të sigurohet zbatim sistematik të planit të azhuruar të strategjisë për reforma në gjyqësorë. Pas sjelljes së ligjeve për Prokurorinë Publike dhe për Këshillin për Prokurorë Publik është e duhur edhe implementim efektiv të kornizës ligjore si dhe më shumë përpjekje nga gjitha palët që do të kontribuonte për rritjen e besimit të opinionit në gjyqësi.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...