Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Ekspertët sugjerojnë që të rritet kontrolli për importet e ushqimit

Shkup, 2 shtator, zhurnal.mk – Nevojitet kontroll më i madh nga institucionet shtetërore tani në kohën e pandemisë së Kovid 19, në kapacitetet e fabrikës për prodhimin e ushqimit, paralajmërojnë ekspertët. Profesor Kakurinov beson se nevojiten kontrolle më të rrepta mbi importet e ushqimit, veçanërisht në pikat kufitare.

“Ka të bëjë me importimin e materialeve të ndryshme. Fabrikat e ushqimit gjithmonë do të dëshirojnë të importojnë, ose përdorin lëndë të parë më të lirë për të marrë një produkt më të shtrenjtë. Kjo është arsyeja pse ato inspektime duhet të jenë më rigoroze në kufijtë tanë dhe në vetë fabrikat. “Ajo që di është se ushqimi që hamë mund të thuhet se është relativisht i sigurt- deklaroi Vladimir Kakurinov-Kryetar i sektorit maqedonas të Organizatës Botërore të Inxhinierisë Higjienike.

“Ushqimi që ne importojmë është i diskutueshëm. Ne nuk e dimë se si importohet. Fakti që ka një distributor për këtë dhe atë kompani, është diçka për të cilën ne nuk kemi qasje. “Ne nuk dimë si ta kontrollojmë dhe si ta gjurmojmë për të parë nëse ajo që hamë është e një cilësie të mirë- pohoi Xhengiz Jashar-profesor në fakultetin e mjekësisë në Shtip.

Ekspertët që morën pjesë në konferencën ndërkombëtare, për cilësinë dhe sigurinë e ushqimit në Ohër thonë se kur të dihet saktë se kush dhe për çfarë është përgjegjës atëherë edhe siguria e ushqimit do të garantohet.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...