Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Eksperti i lartë amerikan paralajmëron për rritje të rasteve nga coronavirusi në SHBA, pas festës së Falënderimeve

SHBA-ja mund të përballet me “një rritje pas rritje” të rasteve me coronavirus derisa njerëzit kthehen në shtëpi nga festa e Falënderimeve, ka paralajmëruar eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në vend, Anthony Fauci.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, duke folur të dielën, ai tha se nuk “ishte vonë” për ata që ende nuk ishin udhëtuar për të ndihmuar në frenimin e virusin duke mbajtur maska dhe duke respektuar distancimin shoqëror.

Festa e Falënderimeve zakonisht reflekton me javën më të ngarkuar për sa i përket udhëtimeve në SHBA.

Vendi ka regjistruar deri më tani më shumë se 13 milionë raste nga coronavirusi dhe më shumë se 266 mijë viktima.

Ekspertët shëndetësorë kishin bërë thirrje që njerëzit t’i kalonin Falënderimet në shtëpi, por këtë javë aeroportet e SHBA-së shënuan periudhën e tyre më të ngarkuar që nga mesi i muajit mars.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...