Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Elezi: 170 nga 500 persona të infektuar me COVID votuan dje

170 qytetarë kanë votuar nga gjithsej 500 persona të infektuar të cilët kanë pasur të drejtë vote në zgjedhjet e djeshme komunale të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, njofton Insajderi.

Kështu bën të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili thotë se numrimi i këtyre fletëvotimeve do të fillojë brenda javës.

“Në bazë të procedurave të rëndomta të cilat zhvillohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve bëhet evidentimi i të gjithë këtij materiali i cili pranohet dhe po sipas proceduarve besojmë qe së shpejti do të bëhet numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta, votave të votuesve të cilët kanë qenë të infektuar me Covid-19 si dhe votat të cilat kanë ardhur përmes postës. Besojmë që ky proces do të fillojë shumë shpejt dhe rezultati pastaj i numërimit të këtyre fletëvotimeve i bashkohet rezultatit të vendvotimeve. Pra numërim i cili është bërë të dielën në mbrëmje”, ka thënë Elezi.

“Në bazë të të dhënave të cilat deri më tani kemi arritur që t’i listojmë në Komunën e Podujevës numri i qytetarëve të cilët janë kontaktuar përmes telefonit për të iu treguar lidhur me shërbimin e KQZ-së pra për të votuar përmes ekipeve lëvizëse në ditën e zgjedhjeve ka qenë rreth 500 qytetarë të kontaktuar. Kontakti me ta është bërë i mundur duke u mbështetur në listën zyrtare të IKShPK-së”.

“Prej tyre siç jemi njoftuar kanë qenë rreth 200 persona të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje përmes këtyre ekipeve dhe sipas të dhënave të cilat i kemi pranuar nga terreni janë rreth 170 qytetarë që gjatë ditës së djeshme, pra votues që kanë qenë të infektuar më Covid-19 të cilët kanë votuar përmes këtyre ekipeve që KQZ-ja i ka dërguar në adresë të tyre”, ka shtuar tutje zëdhënësi i KQZ-së.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...