Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Elon Musk mungoi në nisjen e astronautëve të SpaceX për në stacionin e hapësirës

Drejtori ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk, ka munguar në ngjarjen e lansimit historik të Crew Dragon nga Qendra Hapësinore Kennedy.

Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në prag të lansimit, ai zbuloi se “ka shumë të ngjarë” të jetë i prekur nga coronavirusi, pavarësisht rezultateve të përziera.

Ai u zëvendësua në detyrat e tij zyrtare në Qendrën Hapësinore Kennedy nga Presidentja e SpaceX Gwynne Shotwell.

Ajo iu bashkua administratorit të NASA-s, Jim Bridenstine, për komentet dhe fotot e minutës së fundit me astronautët përpara se të nisej.

Megjithatë, shefi i SpaceX postoi në Twitter një “zemër” menjëherë pas nisjes.

Ndryshe, SpaceX, kompania e raketave të teknologjisë së lartë e sipërmarrësit Elon Musk, nisi të dielën me sukses katër astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, misioni i parë i plotë i NASA-s për dërgimin e një ekuipazhi në orbitë në bordin e një anijeje private.

Kapsula e re e kompanisë, Crew Dragon, e instaluar në majë të raketës Falcon-9, u nis në orën 19:27 sipas orës lokale nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Cape Canaveral të Floridës.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...