Agjencia Zhurnal.KS
Kronika Shqipëri

Emri/ Hidhet nga kati i tretë i “Shefqet Ndroqit”, ndërron jetë 60-vjeçari nga Rrësheni

Një 60-vjeçar nga Rrësheni është vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

Sipas burimeve, Leonard Skabona kishte 10 ditë i shtruar në spital dhe në gjendje të agravuar. Nuk dihen ende shkaqet që e çuan të kryente aktin e vetëvrasjes rreth orës 00:30, ndërsa mësohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Kujtojmë se “Shefqet Ndroqi” është një ndër spitalet COVID, ku mbahen pacientët e prekur nga COVID-19 në vendin tonë.

Ky është viktima e pestë që ka kryer aktin e vetëvrasjes deri tani në dy spitalet, “Shefqet Ndroqi” dhe “Infektivi”.

Shkaku i  vetëvrasjes së pacientëve me COVID  është argumentuar me rëndesën psikologjike që sjell COVID. Ndërsa kryeministri i vendit, Edi Rama ka thënë se kjo është paralajmëruar dhe se po ndodh në shumë vende të botës. Ai theksoi se në Itali janë vetëhedhur 71 pacientë nga marsi në gusht.

Më herët janë vetëflijuar duke u hedhur nga dritarja e spitaleve COVID, R.G.  69-vjeç në spitalin Infektiv dhe 29-vjeçari Xh. K., H.M. rreth 65 vjeç e 53-vjeçari P.Gj., të tre në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...