Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Ende nuk ka datë për takimin e partive politike për postin e Presidentit

Derisa në krye të shtetit si ushtruese e detyrës së postit të Presidentit është Vjosa Osmani, partitë politike ende nuk kanë caktuar datë të takimit për të gjetur një  zgjidhje për këtë çështje.

Edhe pse për këtë gjë ditë më parë kishte deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa se këtë javë do të organizojnë tryezë me paritë politike parlamentare për diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës, mirëpo ende nuk është caktuar ndonjë datë për këtë takim.

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në një përgjigje dërguar Telegrafit, kanë thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është duke u koordinuar me liderët e subjekteve parlamentare për një datë të takimit.

“Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është duke u koordinuar me liderët e subjekteve parlamentare për një datë të takimit. Për ditën e takimit do të njoftohen mediat”, kanë thënë nga zyra e informimit të LDK-së për Telegrafin.

Edhe nga zyra e informimit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Telegrafin kanë thënë se ende nuk kanë marrë ndonjë ftesë zyrtare nga LDK-ja.

“Jo nuk kemi pranuar asnjë ftesë zyrtare”, thanë zyrtarë të PDK-së.

Telegrafi ka provuar të marrë përgjigje edhe nga zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm deri tash.

Mustafa pati deklaruar se zgjedhjet duhet të shmangen dhe të gjendet një zgjidhje për presidentin.

Ndërsa nga AAK kanë deklaruar se  lideri i tyre, Ramush Haradinaj do të kandidojë për postin e President të vendit, për të cilën çështje ata këmbëngulin vazhdimisht.

Ndërkaq, ish presidenti Hashim Thaçi pati dhënë dorëheqje një muaj më parë nga kjo pozitë pas konfirmimit të aktakuzës, nga Dhomat e Specializuara, në Hagë. 

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...