Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Ende pa filluar mirë me punë, ministrja e re fillon me spastrimin e shqiptarëve në Ministrinë e Kulturës

Shkup, 10 shtator – Zhurnal.mk – Ende pa i’a filluar mirë punës, udhëheqësit e rinjë të Ministrisë së Kulturës filluan me spastrime, informon Zhurnal.

Faton Fazliu, ish shefi i kabinetit të ministrit të kaluar të kulturës, Hysni Ismaili, sot ka publikuar një dokument dhe një njoftim, ku thuhet se ministrja e re dje ka larguar nga puna gjithsej 15 punonjës, të cilët kontratë pune kishin deri në fundvit. Ata ishin angazhuar me kontratë në vepër, dhe secili ka kryer detyra të ndryshme. Mirëpo, me sapo të ardhur ministrja e re Irena Stefoska, Ministria e Kulturës tani ka 15 punonjës më pak.

Fazliu dyshon se arsyeja e largimit nga puna dhe prishja e kontratave është vetëm se ata janë shqiptarë dhe nuk u takojnë partive në pushtet.

Nga Alternativa porosisin se shkelja e ligjit nuk është model i punës në Ministrinë e Kulturës, por nëse është e kundërta, atëherë vaj halli për vendin tonë dhe të punësuarit aty.

Nga Alternativa njoftojnë se para 4 viteve kur ata e morën në duar Ministrinë e Kulturës, nuk kanë vepruar në të njejtën mënyrë por madje u kanë shpërndarë dhe vendime disa të punësuarve.

Në vijim keni dokumentin e prishjes së kontratës për një të punësuare, dhe e njejta e nënshkruar nga zv.ministri Vlladimir Llazovski./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...