Agjencia Zhurnal.KS
In memoriam

Enver Hoxhaj shpreh ngushëllime për vdekjen e nënkryetarit të Shkupit, Enver Maliqi

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se me pikëllim sot mori lajmin se ka ndërruar jetë miku i tij, nënkryetari i parë shqiptar i qytetit të Shkupit, Enver Maliqi.

Statusi i plotë i Enver Hoxhajt:

Me pikëllim sot morëm lajmin se ka ndërruar jetë miku ynë, nënkryetari i parë shqiptar i qytetit të Shkupit, Enver Maliqi.

Si një ndërmarrës i sukssesshëm në Maqedoni të Veriut, ai asnjëherë nuk ka ditur që të dallojë shqiptarët në bazë të kufijve, por i ka mbështetur dhe ndihmuar kudo që është paraqitur nevoja.

Enveri, si kontribues i madh dhe i vazhdueshëm i çështjeve kombëtare dhe humanist i devotshëm, por më së shumti si mik, do të jetë i paharruar dhe do të na mungojë jashtëzakonisht shumë të gjithëve.

Ngushëllimet më të thella familjes Maliqi dhe shqiptarëve kudo për këtë humbje të madhe!

Postime të ngjashme

Izet Mexhiti: Lajm i hidhur ndarja nga jeta e Enver Maliqit

R Zh

Lazim Destani: Do të mbeten përgjithmonë në kujtesën time çastet e bukura që kemi kaluar së bashku

R Zh

Bexhet Musliu: Pushofsh në paqe miku Enver, i dhe shumë vlera kombit tonë

R Zh

Kush ishte Enver Maliqi?

Z H

Ndahet nga jeta biznesmeni shqiptar, Maliqi, Haradinaj mesazh ngushëllimi

R Zh

Ambasadori Reka shpreh ngushëllime për vdekjen e filantropit shqiptar Enver Maliqi

E.E.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...