Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Epidemiologët, të prekurit me “Covid 19”, po i fshehin kontaktet

Shkup, 14 nentor – Epidemiologët vlerësojnë se sjellja e pa përgjegjshme e personave të prekur nga kovid 19, është shkaktar i valës vjeshtore të virusit. Kovid pacientët po i fshehin kontaktet dhe nuk po e respektojnë inzolimit, thonë epidemiologët.

Sipas tyre një pjesë e personave që kanë rezultuar me kovid 19, deklarohen se nuk kanë qenë në kontakt as me familjarët e rrethit të ngushtë.

“Një pjesë e këtyre të sëmurëve i fshehin kontaktet, nuk duan ti tregojnë sidomos anëtarët e familjeve të tyre që kanë biznes privat. Prandaj del se nuset nuk flasin me verrat, e madje ndodh që edhe burri dhe gruaja të pretendojnë se nuk kanë pasur kontakte edhe pse jetojnë në shtëpi të njejtë” – tha epidomilogia, Jovanka Sturlakova-Koroveshoska.

Një pjesë e këtyre pacientëve po rrezikojnë edhe punëtorët shëndetësorë pasi shkojnë në mjek pa treguar se janë pozitiv me kovid 19, duke ndikuar që të rritet numri i personelit mjeksor të prekur nga virusi.

“Të njejtit që të bëjnë analiza në laborator, vijnë me transport publik, apo taksi, pa u treguar institucioneve shëndetësore se janë kovid pozitiv” – u shpreh Koroveshoska. 

Problem tjetër janë edhe rastet asimtomatike, apo ata me simptome të lehta të cilët nuk e respektojnë masën e izolimit, edhe pse në familjet ku ka persona kovid pozitiv, e tër familja duhet të izolohet, si masë preventive për mos përhapjen e virusit.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...