Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

“Erdha e sëmurë, dola vetë”, e moshuara mposht Covid-19

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e një të moshuare, 66 vjeçares nga Elbasani që ka fituar betejën me koronavirusin. Manastirliu thotë se mjekët dhe infermierët duhen ndihmuar në këtë luftë të pazakontë me Covid-19 me anë të armëve që ka sot në dorë çdokush, përfshirë mbajtjen e maskës, distancën dhe ruajtjen e higjienës.

“Nënë Ferzile ka veçse mirënjohje për punën dhe sakrificën e përorëshme të stafeve mjekësore në vijën e parë të betejës me COVID19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. T’i ndihmojmë mjekët dhe infermierët në këtë luftë të pazakontë, të krijojmë së bashku aleancën mbarë qytetare, pro shëndetit, në luftë me armikun e padukshëm Covid 19  Të përdorimin armët e vetme që ka sot në dorë çdokush. Kufizo kontaktet. Vendose maskën, ruaje distancën, kujdesu për higjienën! Bashkë ja dalim”, shkruan Manastirliu.

Në mesazhin e saj e moshuara që ka fituar betejën me koronavirusin, shprehet se dy javë më parë ka ardhur në spital e sëmurë ndërsa sot po bëhet gati të dalë me këmbët e saj. “Nëna këtu kam ardhur shumë e sëmurë, kam ardhur e këputur fare. Por ky staf këtu me ngriti në këmbë. Unë thërrisja një ata më vinin të katër te koka, më turreshin të gjitha. Dhe ja ku arriti nëna sot të iki te shtëpia”, shprehet e moshuara në videon e publikuar nga Ogerta Manastirliu.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...