Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Erdoğan uron presidentin azerbajxhanas për fitoren në Malësinë e Karabakut

Baku- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan uroi presidentin e Azerbajxhanit, İlham Aliyev për fitoren e arritur në Malësinë e Karabakut

Në një deklaratë nga Presidenca e Azerbajxhanit thuhet se Erdoğan dhe Aliyev zhvilluan një bisedë telefonike ku liderët kanë përgëzuar njëri-tjetrin me rastin e fitores së shndritshme të Azerbajxhanit në Karabak, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aliyev shprehu edhe një herë falënderimet e tij ndaj Erdoğan-it dhe popullit turk për mbështetjen politike dhe shpirtëtore që kanë i kanë dhënë Azerbajaxhanit në periudhën e luftës.

Poashtu edhe Erdoğan i shprehu falënderime Aliyev-it për mirëpritjen e mbështetjes së vendit të tij me një vlerësim të lartë.

Liderët vunë theksin se Turqia dhe Azerbajxhani miq dhe vëllezër do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

Më tej theksohet se liderët pasi kanë biseduar edhe për qendrën e forcave të paqes turko-ruse që do të formohet për të kontrolluar armëpushimin në Malësinë e Karabakut, shprehën besimin se kjo qendër do të kontribuojë për sigurimin e paqes së përhershme në rajon.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...