Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Etnia në letërnjoftime, LSDM: Do të ndërhymë me amendamente në Ligj

Shkup, 10 nëntor, zhurnal.mk – Ligji për letërnjoftimet është në procedurë parlamentare dhe të enjten do të shqyrtohet në lexim të parë në seancë plenare. Megjithatë, propozim-ndryshimet nuk përfshinë premtimin e shumëpërfolur, që përkatësia etnike e qytetarëve të shkruhet në kartën e identitetit. LSDM-ja bëri të ditur se qëndron në marrëveshjen paraprake që ka pasur me Lëvizjen Besa në këtë drejtim dhe, për ta bërë atë të mundur, do të ndërhyjë në propozim-ligj me amendamente.

Propozim-ndryshimet në ligjin për letërnjoftim kanë të bëjnë me harmonizimin e tij me ligjin për procedurë kundërvajtjeje, konkretisht, uljen e shumës së gjobave.

“Ata janë ligje të cilët përbërja e kaluar e Kuvendit nuk i miratoi para shpërndarjes së asaj përbërje. Qeveria me shkrim njoftoi se mbetet në tekstin si është dërguar atëherë. Sigurisht, ata janë me procedurë të rregullt dhe me amendamente do të ndikojmë që të vijmë deri tek ajo për të cilën ju flisni”, tha Jovan Mitrevski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...